LAJMI I FUNDIT:

Kroos me statistikë të paarritshme në asistimin mahnitës për golin e Vinicius

Kroos me statistikë të paarritshme në asistimin mahnitës për golin e Vinicius
(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, i pari realizoi Vinicius Junior (27’), derisa goli i dytë erdhi nga Marco Asensio (36’).


Arkitekt i golit të parë ishte mesfushori gjerman, i cili dhuroi një asistim të saktë nga largësia.

Edhe pse distanca ishte shumë e largët, saktësia e 31-vjeçarit ishte mahnitëse, aq sa braziliani vetëm e pranoi topin dhe goditi në rrjetë.

Dy gola fantastikë nga Reali në gjysmën e parë ndaj Liverpoolit
Lexo po ashtu Dy gola fantastikë nga Reali në gjysmën e parë ndaj Liverpoolit

Sipas SofaScore, asistimi i Kroos për Viniciues shënon topin e 85-të gjatë të saktë të gjermanit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Asnjë futbollist tjetër nuk ka arritur të dhurojë më shumë se 56 pasime të gjata të sakta në garën e madhe evropiane gjatë edicionit 2020/2021. /Telegrafi/