LAJMI I FUNDIT:

Kroos kryqëzon Hazardin: Nuk më vije keq për të

Kroos kryqëzon Hazardin: Nuk më vije keq për të

Toni Kroos nuk ka simpati për shokun e skuadrës së Real Madridit, Eden Hazard, pasi ai shprehu publikisht zhgënjimin e tij për mungesën e minutave.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili ka luftuar për të lënë përshtypje në Bernabeu që nga transferimi i tij prej 100 milionë euro nga Chelsea, së fundmi foli për mungesën e minutazhës gjatë një interviste me transmetuesin RTBF.


“Dua të luaj. Dua të argëtohem në fushë”, deklaroi Hazard. “Stërvitja është e mirë, por ajo që na mban gjallë janë ndeshjet. Shpresoj thellë brenda meje që mund të sjell diçka dhe se trajneri ende mbështet tek unë, shpresoj”.

Hazard konfirmon përplasjen me Ancelottin
Lexo po ashtu Hazard konfirmon përplasjen me Ancelottin

Situata e Hazard vazhdon të jetë një pikë e madhe diskutimi në media dhe më gjerë, dhe tani, bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Toni Kroos, ka dhënë mendimin e tij për situatën.

Duke folur për AS, mesfushori gjerman nuk tregoi asnjë mëshirë, duke thënë: “Dhembshuria nuk është në vend në futboll”.

“Unë nuk mendoj se Eden ka një jetë të keqe. Ju mund të ndiheni keq për njerëzit që po e kalojnë më keq. Nuk ka të bëjë me paratë, thjesht nuk më ka ardhur keq për askënd në futboll”.

"Nuk jam këtu për t'i dhënë minuta çdo lojtari", Ancelotti ‘godet’ Hazardin
Lexo po ashtu "Nuk jam këtu për t'i dhënë minuta çdo lojtari", Ancelotti ‘godet’ Hazardin

“Sigurisht që situata ka qenë e vështirë për një kohë të gjatë, por në fund të fundit, secili është deri diku përgjegjës për gjendjen e tij. Prandaj mendoj se keqardhja është e pa vend”.

“E njoh shumë mirë Edenin, flasim shpesh, por më vjen keq vetëm për njerëzit që janë në situata shumë të këqija dhe Eden nuk është njëri prej tyre”, shtoi më tej Kroos.

Hazard ka luajtur vetëm 98 minuta futboll në La Liga këtë sezon, ndërsa Los Blancos përpiqen të vazhdojnë me Barcelonën në garën për titull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori