LAJMI I FUNDIT:

Hazard konfirmon përplasjen me Ancelottin

Hazard konfirmon përplasjen me Ancelottin

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard ka zbuluar shkallën e marrëdhënies së tij të dëmtuar me Carlo Ancelottin.

Reklama

Belgu ka kaluar dhe po kalon një kohë të mjerueshme në Madrid, për shkak të lëndimeve dhe mospërputhjes, me ish-anësorin e Chelseat që lufton për të arritur formën që e bindi klubin spanjoll të paguajë 100 milionë euro për të në 2019.

32-vjeçari ka pranuar zhgënjimin e tij për mungesën e minutave me Los Blancos, pasi Ancelotti e ka bojkotuar atë nga ekipi i parë.

Hazard nuk e shijoi lojën në ‘Katar 2022’, tregon pse nuk donte të luajë për Belgjikën
Lexo po ashtu Hazard nuk e shijoi lojën në ‘Katar 2022’, tregon pse nuk donte të luajë për Belgjikën

Ai nuk ka luajtur asnjë minutë në  La Liga apo Ligën e Kampionëve që nga kthimi i tij nga Kampionati Botëror, pavarësisht se ishte i aftë për të luajtur.

Hazard foli për situatën, së bashku me pranimin e vendimit të tij për t’u pensionuar nga Belgjika, u ndikua shumë nga mos luajtja në Madrid.

“Do të doja të qëndroja. E kam thënë gjithmonë këtë. Shpresoj të luaj dhe të tregoj se ende mund ta bëj”, ka thënë ai për AS.

Ancelotti nuk llogarit në të: Real Madridi do të shpëtojë nga blerja e tyre më e keqe në histori në këtë verë
Lexo po ashtu Ancelotti nuk llogarit në të: Real Madridi do të shpëtojë nga blerja e tyre më e keqe në histori në këtë verë

“Njerëzit kanë dyshime, kjo është normale, e kuptoj. Por për mua, unë jam ende këtu vitin e ardhshëm. Asnjëherë nuk e dini, por një transferim nuk është në planin tim”.

“Ka respekt mes Ancelottit dhe meje. Por, nuk do të them se flasim me njëri-tjetrin, sepse nuk e bëjmë këtë. Por, do të ketë gjithmonë respekt”.

“Duhet të kem respekt për një njeri si Ancelotti. Për atë që përfaqëson për futbollin dhe për atë që ka bërë në karrierën e tij”, ka shtuar më tej belgu.

Real Madridi është i hapur për të shitur Hazardin këtë verë, pasi ai hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Ligat tjera
Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

La Liga
Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Ligat tjera
Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Premier League
Interi i shet të gjitha biletat për tifozët që duan ta shikojnë finalen Ligës së Kampionëve brenda stadiumit Giuseppe Meazza

Interi i shet të gjitha biletat për tifozët që duan ta shikojnë finalen Ligës së Kampionëve brenda stadiumit Giuseppe Meazza

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori