Kristen Stewart, ylli i filmit të famshëm Twilight, do të paraqitet në një film biografik argëtues të titulluar “JT LeRoy”. që vjen në ekranin e kinemasë në fund të prillit.

Regjinë e këtij të fundit e ka bërë shkrimtari Justin Kelly, i cili gjithashtu punoi në skenar duke përdorur kujtime nga Savannah Knoop, heroi kryesor i historisë.

Drama është bazuar në historinë e vërtetë të Laura Alberst, një shkrimtar që krijoi një person fiktiv si JT Leroy. Ajo pastaj punësoi të dashurin e saj, Savannah Knopp, për t’u shfaqur publikisht si JT Leroy.

View this post on Instagram

I love this 💘

A post shared by Kristen Stewart (@kristenstewartx) on Mar 6, 2019 at 1:58pm PST

Kjo histori është shfaqur tashmë përmes dokumentarit në vitin 2016.

Përveç Stewart, në film do të shihet edhe Diana Kruger, Laura Dern, Jim Sturgess, Courtney Love, Stella Maywell dhe shumë të tjerë.

Filmi do të shfaqet më 26 prill në kinematë amerikane dhe pastaj do të shpërndahet në kinematografitë botërore. /Telegrafi/