LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK takime në FBI dhe në Departamentin e Thesarit

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK takime në FBI dhe në Departamentin e Thesarit

Pjesëtarë të ekipit të Zyrës për Zhvillim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT) në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë dhe zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) vazhduan takimet në Uashington, njoftoi sot ambasada e SHBA-ve.

Kreu i SPAK, Altin Dumani pati takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.


Dumani gjithashtu u takua me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson, ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien dhe zëvendësndihmëssekretaren kryesore për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Yuri Kim.

Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).

Takimet e zyrtarëve të SPAK në SHBA vijnë në një kohë kur prokuroria ka hapur disa nga dosjet me të rëndësishme në Shqipëri duke nisur hetimet per shume zyrtarë të lartë shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori