LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Presidentja Osmani po i nënshtrohet kryeministrit Kurti

Krasniqi: Presidentja Osmani po i nënshtrohet kryeministrit Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk e sheh presidenten Osmani si faktor uniteti në Kosovë.

Krasniqi e kritikoi presidenten Osmani për siç tha nënshtrim ndaj kryeministrit Kurti dhe mos reagim në situata kur është dashur të reagonte.


“Kritika ime ndaj presidentes ka qenë pse ka qenë e nënshtruar në situata kur nuk është dashur të jetë e nënshtruar ndaj kryeministrit. Në shumë situata kur ajo është pritur të ketë një reagim, te sanksionet për shembull, nuk është normale presidentja Osmani të mos thotë asnjë fjalë kur në fund të fundit bile ajo është e vetmja që ka komunikim ndërkombëtar, Kurtin nuk e thirrin në samitin e Bashkimit Evropian edhe Ballkanit Perëndimor, shkon presidentja, jo kryeministri, nuk e thërrasin kryeministrin sepse nuk shihet si partner i besueshëm”, tha Krasniqi, në Rubikon të Klan Kosovës.

Krasniqi tha se përveç sanksioneve, presidentja është dashur të reagonte edhe në rastin e përjashtimit të FSK-së nga Defender Europe.

“Nuk ka reaguar as në rastin e përjashtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë nga Defender Europe, që ishte stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s. Është dashur të reagoj sepse është presidente, kushtetuta thotë se e përfaqëson unitetin qytetar. Kur po i veshin uniformat për do ditë të rëndësishme, dita e forcës e kështu po thonë jemi edhe komandante supreme, duhet me qenë edhe në ditë të vështira edhe në ditë të mira, këto janë disa nga kritikat, ka edhe të tjera” tha Krasniqi.

Duke folur për refuzimin që të takohet me presidenten Osmani për të diskutuar për draft-statutin e Asociacionit, Krasniqi tha se ai takim do të kishte qenë pa ndonjë rezultat.

“Tash të iu them të drejtën takimi ka qenë takim kurtoazie, nuk mund të lëshohem në rolin e analistit, çka po ta merr mendja a është kjo ma mirë a ma keq, nuk ish bash mirë ky nen, ja nuk ish mirë ai nen, se çka mund të bëjë presidentja në këtë proces? Asgjë”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori