LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra

Krasniqi për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj dhe plagosjes së 15-vjeçarit.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se ajo ishte 21 vjeç dhe e kishte një djalë, ndërsa jeta e saj, pa filluar ende mirë, sot u shua nga ish-bashkëshorti i saj.


“Një tragjedi që shkakton shumë dhembje dhe e cila nuk mund të përmblidhet me fjalë. Fatkeqësisht, një krim që vjen dhe ripërsëritet muaj pas muaji në vendin tonë. Përtej fjalëve dhe thirrjeve, sot, rëndësi kanë veprat. Jo vetëm ato të organeve të drejtësisë, por të të gjitha mekanizmave të shtetit – politik dhe administrativ”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Tutje, ai tha se Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur e ku nuk ka ndëshkueshmëri maksimale.

“Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra. Emri i saj ishte Erona. Ajo ishte 21 vjeç. Ngushëllimet më të thella familjes”, tha ai.

Sot rreth orës 14:40 një person ka vrarë ish-gruan e tij 21 vjeçare dhe vëllain e saj 15 vjeçar, teksa i njëjti është arrestuar nga policia rreth orës 15:15. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori