Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shtyrë për një ditë tjetër mbajtjen e mbledhjes së paraparë për sot.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi para mediave bëri të ditur se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër derisa disa materiale që janë të nevojshme të jenë të gatshme.
Ai foli edhe për disa paqartësi që janë krijuar në opinion për vendosjen e kamerave në qendrat e votimit.
Elezi tha se vendosja e kamerave nuk vlen vetëm për procesin e votimit më 21 prill në komunat në veri të vendit, por edhe për proceset e ardhshme zgjedhore.
“KQZ sqaron se ky nuk është vendim që përfshinë vetëm procesin e votimit për 21 prill, por do të vlejë edhe për proceset tjera zgjedhore. Vendosja e kamerave në vendvotime është planifikuar gjatë hartimeve të akteve nënligjore nga KQZ. Këto dhe rregulloret tjera nuk janë hartuar vetëm për procesin e votimit më 21 prill 2024, por do të vlejnë edhe proceset e tjera zgjedhore”, tha Elezi.
Ai shtoi se vendosja e kamerave brenda hapësirave të vendvotimit bëhet me qëllim që të sigurimit të materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.
“Në ditën e zgjedhjeve në qendrat e votimit nga proceset zgjedhore nga viti 2009 deri 2021 janë evidentuar parregullsi që kanë ndikuar në integritetin, koston dhe besimin e publikut në zgjedhje. Nga 2009-2021 janë rinumëruar 36% e vendvotimeve. Vendosja e kamerave do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës. Ruajtja e regjistrimit të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor që sipas ligjit bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve”, u shpreh Elezi.
Sa i përket paqartësive tjera lidhur me listën e votuesve në katër komunat në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, Elezi sqaroi se KQZ ka ndjekur rrugën ligjore.
“KQZ ka ndjekur rrugën ligjore për përpilimin e listës së votueseve për procesin e votimit 21 prill. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 46 mijë e 556, apo 1461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura para një viti më 23 prill 2023”, tha Elezi.
Elezi shtoi se kjo është një rritje e natyrshme e numrit të votuesve, siç ndodh rëndom nga një proces votimi në tjetër.
“Lidhur me deklarimet se numri i votuesve është më i madh se i banorëve rezidentë, sqarojmë se lista e votuesve nuk përmban vetëm qytetarët me të drejtë vote që aktualisht jetojnë në një vendbanim të caktuar, por edhe qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit”, tha Elezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë
Sarrazin paralajmëron pasoja për Kosovën nëse refuzon marrëveshjet tregtare rajonale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet