Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar lidhur me aktivitetet e sekretariatit dhe raportin e Këshillave të KQZ-së. Gjatë diskutimeve u tha se të gjitha Qendrat e Votimit në katër komunat veriore, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre. Derisa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta.
Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani ka prezantuar raportin e Këshillit për Operacione Zgjedhore duke thënë se risi është përkrahja teknike për kamera në vendvotime
“Ju i keni secilin prej këtyre dokumenteve është diçka e re që po vendoset është përkrahja teknike për kamera në vendvotime me qenë se jemi në proces e sipër të huazimit të kamerave që do të regjistrojnë procesin e votimit brenda vendvotimeve. Duhet ta kemi një kontraktor për të na ndihmuar në instalimin e këtyre pajisjeve por edhe që të jetë në shërbim në mënyrë që çfarëdo lloj problemi teknik që mund të kemi në instalimin e këtyre kamerave të mund të zgjidhet shpejtë nga operatorët”, tha Elshani.
Përkundër votimit pro, anëtari i KQZ-së Ilir Gashi shprehet skeptik nëse është në përputhshmëri me ligjet aktuale të Kosovës vendosja e kamerave.
“Këtu i kam dilemat e mija nuk e di nëse është në plotni me kornizën tonë ligjore sepse për qendër të votimit kishte me qenë okej, por për vendvotime i kam dilemat e mija. Pavarësisht se unë votova pro nuk desha të ndahem nga kjo por ndoshta mund të ballafaqohemi në të ardhmen me ndonjë ankimim të mundshëm për të cilin nuk e di cili mund të jetë saktë rezultati i ankimimit”, shtoi Gashi.
E sqarime për këtë dha Elshani, duke treguar se këto specifika janë vetëm për përkrahjen teknike.
“Këto specifika janë vetëm për përkrahjen teknike që do të ipet sepse është një procedurë e veçantë që do të zhvillohet për marrjen në shfrytëzim dhe huazim nga KQZ-ja e Shqipërisë për të cilin do të kemi një memorandum bashkëpunimi me ta dhe do të huazohen këto kamera për të incizuar brenda vendvotimit. Kjo çështje sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe atyre lokale në nivel nacional nevojiten procedura të veçanta. Ky është një lloj testimi i pilotimit që po e bëjmë për përdorimin e këtyre kamerave brenda vendvotimeve”, u shpreh ai.
Ndërkaq, anëtari tjetër Alban Krasniqi, tha se kamerat vendosen në formë dhe pozitë ku ruhet mbarëvajtja e procesit.
“Ligji i ri i ka dhënë obligim KQZ-së që gjatë proceseve të votimit dhe numërimit të rritet transparenca dhe kjo është në suaza të asaj transparence. Natyrisht tu e ditë që edhe në shtetet e tjera që e përdorin këtë formë është e qartë se këtu ruhet fshehtësia e votës. Nëse është shqetësimi këtu kjo është e ruajtur në çdo aspekt. Ato vendosen në çdo formë dhe pozitë ku ruhet mbarëvajtja e procesit dhe për çfarëdo rrethane që mund të na duhet qoftë për arsye të rezultatit apo edhe të aspekteve të tjera që ne e dimë se kemi pas probleme kjo është e zgjidhshme”, tha ai.
Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes teknike të kamerave në vendvotime është miratuar nga anëtarët e KQZ-së.
Poashtu u bë edhe njoftimi lidhur me procesin e rekrutimit të personelit të përkohshëm, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në Komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Deri më tani sipas njoftimit për 25 pozita janë bërë 64 aplikime. /Kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur