LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Ndërtimi i korridorit 8 është mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror

Kovaçevski: Ndërtimi i korridorit 8 është mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror

Në Tetovë u vendos gurthemeli i Korridorit 8. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij me këtë rast tha se dita e sotme është e rëndësishme për të gjithë qytetarët, për të sotmen dhe të ardhmen.

“Kjo qeveri ka treguar seriozitet në investime, në përkujdesje për të gjithë qytetarët. Jemi përgjigjur në pyetje të hapur për shumë vite, ndaj sot po fillojmë fuqishëm ndërtimin e Korridorit 8, ndërtimi i këtij Korridori përveç infrastrukturës është mundësi e mirë zhvillimi ekonomik dhe shoqëror.

Ndërtimi i këtij korridori tregon mirëqenie për qytetarët e poashtu dhe një klimë më të mirë biznesore, me shumë biznese hotelierike apo afariste rreth kësaj traseje. Korridori 8 dhe 10D janë projektet më kapitale që di Maqedonia e Veriut që nga pavarësia, deri më tani këto projekte ishin plan në letër, ndërsa sot po fillojmë realizimin. Me ndërtimin e autostradës në nuk ngelemi vetëm “rrethrrotullim”, pikë kaluese, mirëpo bëhemi kryqëzim për të gjithë zhvillimin e rajonit dhe vendit.

Me krizën ekonomike në botë, kjo qeveri ka investuar në shërbime kualitative për jetë më cilësore për qytetarët, ndaj nuk u ndalëm dhe nuk do të ndalemi me investime. Kjo autostradë janë shumë të rëndësishme nga aspekti strategjik jo vetëm për vendin por edhe për rajonin dhe Evropën. Urime dhe punë të mbarë për të gjithë punëtorët”, tha Kovaçevski në fjalimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori