LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 mposht Shqipërinë U21 me rikthim, merr fitoren e dytë në grup

Kosova U21 mposht Shqipërinë U21 me rikthim, merr fitoren e dytë në grup

Kosova U21 ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë U21 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2023 me rezultat 2-1.

Ndeshja mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë doli të jetë mjaftë interesante, ku nuk munguan rastet e shënimit.


Edhe pse të dy portierët u testuan në pjesën e parë, nuk kishte gola.

Pjesa e dytë ishte më e bukur, ndërsa Shqipëria gjeti golin e para.

Goli i parë në “Fadil Vokrri” erdhi nga Bernard Karrica, i cili u shërbye nga Asllani, për të shënuar për 1-0.

Por rezultati u barazua shpejt, kur Erolind Krasniqi shënoi për 1-1.

Kur pritej që skuadrat të ndanin pikët në skenë doli Arlind Sejdiu i cili shënoi në kohën shtesë për 2-1.

Kosova tani nga pesë ndeshje ka dy fitore dhe me 6 pikë mbanë vendin e pestë në renditje. /Telegrafi/