LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-14 në turneun e YDF-së në Bullgari, orari i plotë

Kosova U-14 në turneun e YDF-së në Bullgari, orari i plotë
(Foto: basketbolli.com)

Nga 5 deri më 8 maj në Sofje të Bullgarisë do të mbahet turneu i YDF-së për grupmoshat U-14 në të dyja konkurrencat.

Në këtë turne do të marrin pjesë: Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia e Veriut. Në vitin 2022, ky turne është mbajtur në Maqedoninë e Veriut, më pas në Kosovë dhe tani organizohet në Bullgari, për të vazhduar më pas në Rumani dhe Turqi.


Kosovës në këtë turne i mungojnë Malvina Haziri dhe Yll Kastrati, të cilët janë të ftuar në Kampin e Evropës dhe Lindjes së Mesme, që po mbahet në Itali, ku kjo është hera e parë që janë ftuar fëmijë nga Kosova.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.


Orari i Kosovës

5 maj

13:00 Kosova-Maqedonia V. (femrat)

15:00 Kosova-Maqedonia V. (meshkujt)

6 maj

10:00 Bullgaria-Kosova (femrat)

12:00 Bullgaria-Kosova (meshkujt)

7 maj

10:00 Rumania-Kosova (femrat)

12:00 Rumania-Kosova (meshkujt)

8 maj

09:00 Kosova-Turqia (femrat)

11:00 Kosova-Turqia (meshkujt)


Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori