LAJMI I FUNDIT:

Kosova së shpejti me Federatë të Ragbit

Kosova së shpejti me Federatë të Ragbit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij Ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Gjatë këtij takimi, mes ministrit Gashi dhe ambasadorit O’Connell u bisedua gjatë rreth bashkëpunimit të deritashëm por edhe gatishmërisë për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe për të zhvilluar projekte konkrete.


Veçanërisht u diskutua për hapjen e Federatës së Ragbit në Kosovë.

“Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht në realizimin e projekteve të përbashkëta sepse vetëm kështu mund të arrijmë të kemi suksese dhe të plotësojmë nevojat e të rinjve tanë e pse jo të shkëmbejmë edhe përvojat tona dhe profesionistë të ndryshëm”.

“Po ashtu ne jemi të gatshëm për të jetësuar idenë e formimit të Federatës së Ragbit në Kosovë dhe do të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim e të japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”, u shpreh ministri Gashi.

Në anën tjetër, ambasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për gatishmërinë e tij në lidhje me krijimin e Federatës së Ragbit në Kosovë.

Ambasadori britanik u shpreh se është i kënaqur për këtë angazhim të ministrit dhe të MKRS-së që t’u jepet hapësirë sporteve të reja në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori