eksperti ad

Në mungesë të stadiumit në Kosovë, pasi stadiumi i qytetit në Prishtinë është duke u renovuar, “Zëri” mëson se Përfaqësuesja do ta zhvillojë miqësoren e marsit në Gjermani, derisa është duke e pritur një leje nga Kolni, që ta luajë lojën në këtë qytet.

Po ashtu, gazeta merr vesh se shumë shpejt, me gjasë brenda kësaj jave, Kosova do ta mësojë emrin e kundërshtarit të miqësores së marsit, shkruan sot gazeta Zëri.


Përfaqësuesja nuk ka zhvilluar miqësore qe një kohë të gjatë, pasi nga shtatori ishte e angazhuar në kualifikimet për “Rusia 2018”, ku pësoi tri humbje, nga Kroacia, Ukraina dhe Turqia, dhe pati një barazim historik me Finlandën.

Kosova luan në mars me Islandën, ndërsa në qershor do të përballet me Turqinë, me gjasë në stadiumin e renovuar të Prishtinës.

telegrafi sport app