Kosova përmbys Armeninë – Emërllahu shënon, Haxha e Rrahmani pranë golit të katërt

Kosova vazhdoi me aksione të rrezikshme dhe arriti të marrë epërsinë në minutën e 71-të ndaj Armenisë me rezultat 3-2.
Ishte Lindon Emërllahu që përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe shënoi një gol të bukur për 3-2.
Skuadra e Franco Fodës është treguar më agresive dhe më e organizuar në pjesën e dytë, duke i mbajtur armenët nën presion të vazhdueshëm.
Kosova pati mundësinë të shënonte edhe golin e katërt, por Florian Haxha, i vetëm përballë portierit, goditi drejt trupit të tij. Nga topi i kthyer, Albion Rrahmani lëshoi një goditje të fuqishme, por topi përfundoi në shtyllë.
Kosova po dominon plotësisht lojën, duke dëshmuar dëshirë të madhe për fitore dhe duke kërkuar vazhdimisht avantazhin e dyfishtë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































