Tetë sportistë do të përfaqësojnë Kosovën në Rio 2016. Në debutimin e saj në një Olimpiadë, shteti më i ri në Evropë lë prapa edhe Shqipërinë, e cila pavarësisht premtimeve të presidentëve të federatave të ndryshme nuk do të shkojë më shumë se me 5 sportistë.
“Është historike për ne. Kosova në këtë olimpiadë të parë merr pjesë me 8 sportistë. Dy prej tyre janë të kualifikuar, ndërsa 6 të tjerët janë me ftesa”, shprehet Besim Hasani, shkruan Tch.
Presidenti i Komitetit Olimpik kosovar, Besim Hasani, pohon se pavarësisht mundësive dhe kohës së shkurtër në dispozicion, institucioni që ai drejton ka bërë gjithçka që sportistët të zhvillojnë një fazë përgatitore të mirë brenda dhe jashtë vendit. Sipas tij pritshmërisë më të mëdha për medalje, janë sigurisht te sporti i xhudos.
“Majlinda është kandidate serioze për medalje të artë olimpike, ndërsa kemi pritshmëri edhe nga Nora Gjakova. Por si do të jetë vetëm pjesëmarrja e Kosovës në një ngjarje të tillë me simbolet e saj në një event që ndiqet nga miliarda shikues, është një arritje e jashtëzakonshme”, thotë Hasani.
Flamurmbajtësja e Kosovë në Rio 2016 do të jetë padyshim kampionia Majlinda Kelmendi, xhudistja, e cila kryeson dhe klasifikimin botëror për peshën 52 kg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, të bronztën e kërkon me anë të repesazhit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251