LAJMI I FUNDIT:

Kosova fitoi tri medalje të arta dhe një të argjendtë në Tarragona, por flamuri i Kosovës mungon në faqen zyrtare

Kosova fitoi tri medalje të arta dhe një të argjendtë në Tarragona, por flamuri i Kosovës mungon në faqen zyrtare
Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Nora Gjakova (Foto: Facebook/Kosovo National Olympic Committee)

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar garat në Lojërat e 18-ta Mesdhetare ‘Tarragona 2018’, nga ku do të kthehet me katër medalje, tri prej tyre të arta dhe një të argjendtë dhe të gjitha këto të fituara nga sporti i xhudos, falë edhe trajnerit, kampion Olimpik, Driton Kuka, si dhe kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, që ishte në cilësinë e trajneres.

Distria Krasniqi (-52 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kg) dhe  Akil Gjakova (-73 kg) fituan medaljet e arta, kurse Loriana Kuka (-78 kg) të argjendtën.


Afër medaljes ishin edhe xhudistja Laura Fazliu (-63 kg), karateistja, Adelina Rama (-61 kg), si dhe boksierët, Dielli Vranoci (-69 kg) e Violant Sylejmani ((-60 kg), të cilët humbën luftërat kryesore, që ua siguronin medaljen e bronztë, sikurse peshëngritësja, Leonora Brajshori, që doli e katërta dhe e pesta në disiplinat shtytje dhe shkëputje, kategoria -53 kg, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

(Foto: tarragona2018.cat)
Lajmet për Tarragona 2018
Lexo po ashtu Lajmet për Tarragona 2018

I pranishëm në ‘Tarragona 2018’ për disa ditë ka qenë edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, i cili nga afër i përkrahu sportistët. Në përgjithësi, ekipi Olimpik i Kosovës debutoi suksesshëm në shtetin e Spanjës, vend ky që nuk e njeh Pavarësinë e shtetit tonë. Vendi ynë përfundoi në pozitën 14 për nga numri i medaljeve, nga 26 shtete pjesëmarrëse.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të Lojërave Mesdhetare ‘Tarragona 2018’, në rubrikën e vendeve pjesëmarrëse mungon flamuri i shtetit të Kosovës. Prezantimi i të gjitha shteteve tjera është me flamur, ndërsa për Kosovën është paraqitur mbishkrimi ‘KOS’ në prapavijën e kaltër.

(Foto: tarragona2018.cat)

Prezantimi i tillë është edhe në rast se kërkohen sportistët nga Kosova, të cilët në vend të flamurit shtetëror kanë mbishkrimi ‘KOS’.

Gjatë triumfeve të xhudisteve nga Kosova, në Tarragona ishte intonuar himni dhe ishte ngritur flamuri i Kosovës, i cili po ashtu ka qenë prezent edhe në faqe, por është hequr më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori