“Kosova Business Forum”, Rama thotë se do të prezantojë 20 projekte gjatë eventit të biznesit
Më 23, 24 dhe 25 janar do të mbahet forumi më i madh i biznesit “Kosova Business Forum”, ku temë kryesore do të jetë “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”.
Në ditën e dytë të mbajtjes së kësaj ngjarje, para pjesëmarrësve do të deklarohet edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton Telegrafi.
Rama thotë se do të prezantojë disa projekte të rëndësishme para bizneseve ndërkombëtare.
“Me datë 24 Janar 2024 do të prezantoj para shumë bizneseve ndërkombëtare 20 projekte të rëndësishme të cilat synojnë të ndryshojnë ndryshojnë trajektoren e zhvillimit të qytetit tonë në vitet në vijim. Këto projekte përfshijnë infrastrukturën, teknologjinë, zhvillimin urban, arsimin dhe shëndetësinë në Kryeqytetin Prishtina”, thotë Rama.
Tutje, ai thekson se konferenca do të jetë një platformë për të nxitur dialogun transparente publiko-privat.
“Do të jetë një mundësi që qytetarët, investitorët dhe bizneset të njihen me mundësitë e investimeve në Prishtinë dhe të diskutojnë mbi mënyrat se si mund të kontribuojnë në transformimin e kryeqytetit tonë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Telegrafi para disa ditësh ka realizuar edhe një intervistë me drejtorin ekzekutiv i “Kosova Business Forum”, Astrit Panxha i cili ka shpalosur detaje mbi forumin e biznesit që do të mbahet gjatë kësaj jave.
Në intervistë ai ka deklaruar se deri tani kanë pasur shumë interesim prej pjesëmarrësve për këtë forum, ku deri tani është bërë edhe regjistrimi i mbi 200 personave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare