LAJMI I FUNDIT:

“Kosova Business Forum” – Prishtina 2030, Panxha shpalos detaje për ngjarjen që do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytet

Më 23, 24 dhe 25 janar do të mbahet forumi më i madh i biznesit “Kosova Business Forum”, ku temë kryesore do të jetë “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”.

Astrit Panxha, Drejtor Ekzekutiv i “Kosova Business Forum” në një intervistë për Telegrafin ka shpalosur detaje mbi forumin e biznesit që do të mbahet gjatë javës së ardhshme.


Panxha bëri të ditur se kjo ngjarje po mbahet për herë të parë dhe po organizohet nga kompania AE Consult në bashkëpunim me Bankën Botërore, si dhe me partneritet me Komunën e Prishtinës, e që po ashtu përkrahet edhe nga UN Women.

“Ky organizëm ka lindur nga nevoja që të kemi një event të nivelit ndërkombëtar sa i përket dialogut publiko-privat në Kosovë. Forume të tilla organizohen në shumë vende të botës edhe ne kemi marrë modelet e vendeve tjera që ta implementojmë edhe në Kosovë ku gjatë tri ditëve do të ketë një diskutim mes sektorit publik, sektorit privat, institucioneve ndërkombëtare – një dialog transparent. Pra, do të flitet për projekte dhe mundësi të investimeve në Kosovë, si dhe avancimi i pozitës së sektorit privat në ekonomi”, është shprehur Panxha.

Më tej, Panxha bëri të ditur se këtë vit temë kryesore do të jetë Prishtina.

“Këtë vit e kemi përzgjedhë Prishtina 2030 udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes. E kemi përzgjedh këtë sepse Prishtina vitin e kaluar e fitoi organizimin e lojërave mesdhetare, që është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe do të ketë shumë investime në Prishtinë. Edhe gjatë tyre tri ditëve do të jenë mbi 40 folës nga vendet e ndryshme të botës, duke përfshirë edhe folësit vendor”, deklaroi ai.

“Kosova Business Forum” – Eventi i biznesit që nuk duhet humbur
Lexo po ashtu “Kosova Business Forum” – Eventi i biznesit që nuk duhet humbur

Gjatë intervistës, ai tha se përveç temës së Prishtinës, gjatë forumit do të prezantohen edhe projekte investuese për kryeqytetin.

“Do të kemi edhe tema të ndryshme për qasje në financa, pastaj për prodhimin, për eksportet e produkteve do të thotë konstruksioneve modulare që është një industri që është duke ecë shumë përpara në Kosovë, e kështu me radhë”, tha ndër tjera ai.

Panxha tha tutje se beson që pas gjashtë viteve, Prishtina do të jetë e transformuar, edhe këtu do të ndikojnë edhe mbajtja e lojërave olimpike që do të mbahen në vitin 2030.

Gjithashtu, Panxha pohoi se edhe gjatë viteve tjera do të vazhdojnë me organizimin e forumeve të tilla për biznes.

“Kosova Business Forum do të jetë një aktivitet tradicional që do të mbahet çdo janar. Ta shtrohet pyetja pse një janar, se një janar gjithmonë ndoshta diskutohen tema që do të jenë aktuale për pjesën tjetër të vitit”.

Në intervistën e dhënë për Telegrafin, ai tha se deri tani kanë pasur shumë interesim prej pjesëmarrësve për këtë forum, ku deri tani është bërë edhe regjistrimi i mbi 200 personave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori