LAJMI I FUNDIT:

Kosova i ashpërson sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova i ashpërson sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Federatë së Rusisë dhe Bjellorusisë, pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla gjatë arsyetimit të këtij vendimi tha se bazuar në pakon e 10-të sanksioneve ekonomike të Bashkimit Evropian, Kosova miraton masat e parapara.


“Në vazhdim të mbështetjes të kundërshtimit të agresionit të Federatës së Rusisë ndaj Ukrainës, në përputhje me masat e BE-së dhe SHBA-së, propozojmë ndryshimin e vendimit për zbatimin e Pakos së 10-të të BE-së ndaj Federatës ruse dhe Bjellorusisë”, tha Gërvalla.

“Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, BE-ja më 25 shkurt 2023 miratoi këtë pako të sanksioneve ekonomike. Kjo pako përfshinë eksportet e teknologjisë kritike të mallrave industriale, importet e asfaltit dhe gomës sintetike, sigurimi i kapacitetit të depozitimit të gazit për rusët, transitin përmes Rusisë për mallrat e eksportuar të BE-së”, ka shtuar ajo.

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja për mercenarët e grupit rus “Wagner”
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja për mercenarët e grupit rus “Wagner”

Gjithashtu, Gërvallës tregoi se janë vendosur sanksione shtesë kundër 87 individëve dhe 34 subjekteve ruse.

“BE-ja pezulloi licencat e transmetuesve të RT Arabic dhe Sputnik Arabic, kufizoi mundësinë e shtetasve rusë për të mbajtur çfarëdo pozicioni në organet drejtuese të infrastrukturës dhe entiteteve kritike të BE-së, vendosi sanksione shtesë kundër 87 individëve dhe 34 subjekteve duke përfshirë vendimmarrësit kryesor e udhëheqësit ushtarak, komandantët e grupit Wagner dhe prodhuesit e dronëve”, përfundoi Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori