LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja për mercenarët e grupit rus “Wagner”

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja për mercenarët e grupit rus “Wagner”

Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen e rregullt, vendosi sanksione të reja kundër grupit të mercenarëve rusë “Wagner”.

Vendimi për sanksione të reja u mor në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.


Kryeministri Kurti tha se vendosja e sanksioneve është në bashkërendim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Ai tha se ky grup mercenarësh, po “kërcënon dhe minon” sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Qeveria miratoi plotësimin e vendimit të 16 majit të vitit 2022, që parashihte sanksione ndaj Wagner-it bazuar në një vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se pushtimi i Rusisë kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, “ka hasur në rezistencën e shtetit dhe popullit të Ukrainës”, por është dënuar nga shtetet demokratike.

“Departamenti amerikan i Thesarit më 26 janar të këtij viti ndërmori masa kufizuese ndaj grupit Wagner si një organizatë kriminale transnacionale, duke përfshirë edhe rrjetin global të Wagner-it, sektorin ushtarak të Rusisë dhe miqtë e [presidentit rus, Vladimir] Putinit. Këto sanksione u ndërmorën për të degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës, duke sanksionuar edhe tetë individë, 16 subjekte dhe katër avionë”, tha Bislimi.

“Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës [të 16 majit 2022] për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga SHBA-ja, e që zbatohen nga ana e Republikës sonë në raport me obligimet ndërkombëtare kundër grupit Wagner si dhe ndaj bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatën ushtarake ruse”, shtoi ai.

Kujtojmë se ShBA-të sanksionuan tetë individë të këtij grupi, 16 subjekte dhe katër avionë, duke degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.

“Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/78, të datës 16 maj 2022, për vendosjen e masave kufizuese kundër Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i pa inkorporuar, me bazë në Rusi”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Mercenarët nga grupi famëkeq rus “Wagner” dyshohet se kanë qenë pjesë grupeve kriminale serbe në veri të Kosovës gjatë vendosjes së barrikadave.

Ndërsa, presidentja Osmani, kohë më parë ka deklaruar se grupi famëkeq “Wagner” po punon me paraushtarakët serbë në kontrabandimin e armëve dhe uniformave ushtarake në Kosovë.

“Ata sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saja pa u quajtur operacion ushtarak”, pohoi e para e shtetit të Kosovës, në një intervistë për gazetën britanike, The Telegraph. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori