LAJMI I FUNDIT:

Korenica: Shkëmbi një prej më të mirëve, i kontriboi futbollit kosovar

Korenica: Shkëmbi një prej më të mirëve, i kontriboi futbollit kosovar
Meriton Korenica te FC Liria

Kapiteni i Lirisë, Meriton Korenica, ka vlerësuar lart trajnerin Bledi Shkëmbi për kontributin jo vetëm në klubin prizrenas, por edhe në futbollin kosovar.

Liria ishte në një luftë të paparecedentë për titull në mes të sezonit, kur një grup i lojtarve i udhëhequr nga Bledi Shkëmbi ishte në rrugë të mirë për të befasuar, para se një rënie e konsiderueshme në rezultate të vinte në fund të sezonit.


Madje Shkëmbi dha në një pikë dorëheqje për shkak të disa problemeve financiare dhe në pamundësi për të vazhduar luftën për titull, por dëshira e lojtarëve dhe e kryesisë bënë që ai të vazhdonte deri në fund të sezonit.

Dhe, një prej lojtarëve që shfaqi performanca mjaft të mira nën drejtimin e tij, Meriton Korenica, kishte vetëm fjalë të mira për Shkëmbin pasi ai konfirmoi zyrtarisht largimin nga klubi prizrenas.

“Është një lajm që natyrisht nuk prek vetëm futbollin në Prizren, por gjithë futbollin kosovar. Ai është një prej më të mirëve. E falënderoj për gjithë atë që ka bërë për Lirinë dhe për ne lojtarët. I dëshiroj shumë suksese në të ardhmen”, theksoi Korenica për Telegrafin.

I pyetur nëse e ardhmja e tij lidhet me të ardhmen e Shkëmbit, kapiteni aktual i Lirisë refuzoi të japë ndonjë aludim.

Bledi Shkëmbi

“Ishte një sezon i mirë në aspektin e ekipit, ku kemi mundur të përfundojmë me rezultate pak më të mira. Tash ka kohë për të menduar. Të shohim, deri tash kam qenë i fokusuar vetëm në ndeshjet që kemi zhvilluar”, potencoi ai.

Sot zhvillohet edhe ndeshja finale për titull të kampionit të Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës, ku kryeqytetasve u duhet një fitore me dy gola epërsi për t’u shpallur kampion. Korenica, i cili u përball me të dyja skuadrat në dy ndeshjet e fundit, vlerësoi formën e të dyja skuadrave.

“Natyrisht se të gjithë do ta shikojmë këtë ndeshje. Të dy janë skuadra të forta dhe kanë mentalitet fitues. Është një ndeshje e madhe, prej të cilës mbi të gjitha fiton futbolli kosovar”, përfundoi ai.

Mesfushori që shfaqi paraqitje të shkëlqyera me kombëtaren U-21 kërkohet nga një numër i skuadrave të mëdha në vend dhe rajon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori