LAJMI I FUNDIT:

Kontrata e re e Dzekos ‘efekt domino’ për shumë klube dhe sulmues: Kjo është situata e Icardit, Higuainit, Neymarit e Dybalas

Kontrata e re e Dzekos ‘efekt domino’ për shumë klube dhe sulmues: Kjo është situata e Icardit, Higuainit, Neymarit e Dybalas

Zgjatja e kontratës në mënyrë të befasishme nga Edin Dzeko me Romën ka një efekt të madh për disa klube në Evropë si Interin, Napolin, Juventusin dhe PSG-në, por edhe për lojtarë si Mauro Icardi, Neymar, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Dzeko ishte parë si sulmues që do të bashkohej me Romelu Lukakun te Interi, që ishte edhe emri i parë në listën e dëshirave të Antonio Contes, kur ai e mori drejtimin e Interit këtë verë.


Ai vendosi të vazhdojë me Giallorossët deri në qershor të vitit 2022 dhe kjo do të ketë efekt domino në disa klube.

Tani Interi ka nevojë për një tjetër sulmues, ndërsa Roma mund të braktisë kërkimin e lojtarëve si Icardi ose Higuain.

Napoli mund të buzëqeshë, sepse një nga pretendentët kryesorë për Icardin, megjithëse argjentinasi vazhdon ta dëshirojë vetëm Juventusin.

Sky Sport Italia raporton këtë mbrëmje se Napoli ka ofruar 60 milionë euro për Icardin, por Interi po kërkon të paktën 70 milionë.

Kjo lëvizje e Dzekos rrezikon po ashtu edhe futjen në bisedime mes Interit dhe Juventusit, kështu që mund të këtë një shkëmbim: Icardi në Torino, Dybala në Milano.

Kjo gjithashtu ka një efekt edhe për Paris Saint-Germain, që shpresonte ta sillte Dybalan si zëvendësim për Neymarin.

Për PSG-në këtë mbrëmje ka edhe tjera lajme të këqija, pasi Barcelona e konfirmoi se ekziston një marrëveshje që Philippe Coutinho të bashkohet me Bayern Munich si huazim.

Ai shihej si lojtar që mund të përdorej për shkëmbim me Neymarin.

Kanë mbetur edhe dy javë deri në mbyllje të afatit kalimtar veror për klubet e Serie A dhe zgjatja e kontratës së Dzeko i ka lëvizur shumë gjërat. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori