LAJMI I FUNDIT:

Konsorciumi amerikano-zviceran mund të përfundojë blerjen e Chelseat deri të hënën

Konsorciumi amerikano-zviceran mund të përfundojë blerjen e Chelseat deri të hënën

Klubi anglez, Chelsea mund të shitet nga pronari rus, Roman Abramovich, që në ditën e hënë, të javës së ardhshme.

Sipas mediumit The Mirror, besohet se një konsorcium amerikano-zviceran është i bindur se do të bjerë dakord për një marrëveshje me oligarkun rus, i cili është i etur për një transaksion të shpejtë, gjatë fundjavës.


Konsorciumi thuhet se do të kryesohet nga Hansjorg Wyss, një miliarder zviceran i cili kohët e fundit pretendoi se i ishte ofruar mundësia për të blerë Chelsean nga Abramovich.

Një miliarder zviceran pretendon se Abramovich i ka ofruar blerjen e Chelseat
Lexo po ashtu Një miliarder zviceran pretendon se Abramovich i ka ofruar blerjen e Chelseat

Megjithatë, zvicerani nuk do të jetë i vetmi që do të jetë në krye të klubit nga Stamford Bridge.

Figura tjetër e konsorciumit mendohet të jetë Todd Boehly, një biznesmen amerikan i cili më parë u përpoq të blinte Blutë për 3 miliardë dollarë – rreth 2.25 miliardë funte apo 2.7 milionë euro në vitin 2019.

Negociatat midis Abramovich dhe konsorciumit thuhet se janë ende duke u zhvilluar dhe besohet se marrëveshja mund të arrihet.

Miliarderi rus besohet se dëshiron 4 miliardë funte, por do të dëgjojë të gjitrha ofertat mbi 3 miliardë funte.

Roman Abramovich me deklaratë zyrtare: Po e shes Chelsean, kjo është më e mira për klubin
Lexo po ashtu Roman Abramovich me deklaratë zyrtare: Po e shes Chelsean, kjo është më e mira për klubin

Thashethemet sugjerojnë se Abramovich tashmë ka refuzuar një ofertë prej 2.5 miliardë funtesh për ta shitur klubin londinez.

Ndryshe, Abramovich bleu Chelsean për vetëm 140 milionë funte apo 170 milionë euro në verën e vitit 2003 dhe nga ajo kohë e ktheu në një klub të madh evropian duke fituar çdo trofe të mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori