LAJMI I FUNDIT:

Konkurse të shumta në Telegrafi Jobs – nga financat, teknologjia, shitjet e shumë çka tjetër

Konkurse të shumta në Telegrafi Jobs – nga financat, teknologjia, shitjet e shumë çka tjetër

Nëse jeni në kërkim për një mundësi karriere, Telegrafi Jobs është destinacioni i duhur. Kjo platformë në internet ofron një gamë të gjerë të konkurseve të hapura për punë, duke e bërë më të thjeshtë për ju të gjeni punën e ardhshme.  

Konkurse të hapura nga kompani të ndryshme janë të listuara në platformë, duke ofruar mundësi për të gjithë ata që janë në kërkim të punës.  

Zëvendës Menaxhere, Menaxher Marketingu, Asistente Financiare, Dy serviser (Teknik) – Astronik shpk 

Kompania “Astronik Printing Solution”, bazuar në Prishtinë, ka hapur konkurs për për Zëvendës Menaxhere, Menaxhere Marketingu, Asistente Financiare, dhe dy Serviser (Teknik). Këto pozita kërkojnë individë me aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe menaxhimi të ekipit, si dhe njohuri të mira të platformës MS Office dhe programit financiar. 

Afati i fundit për aplikim është  30/12/2023 

Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/zevendes-menaxhere-menaxher-marketingu-asisten 

Prezentues/e Mjekësor/e  – Universe Pharma Shpk 

Depo Farmacuetike Universe Pharma Shpk ka hapur konkurs për Prezentues/e Mjekësor/e, ku kandidatët do të kenë për detyrë prezantimin e produkteve farmaceutike tek mjekët, kryerjen e vizitave të rregullta tek mjekë dhe barnatoret si dhe përpilimin e raporteve të rregullta javore. 

Afati i fundit për aplikim është 22/12/2023 

Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/prezentuese-mjekesore-full-time-1 

Senior Technical Consultant – Suisse Tech Partners Kosovo LLC 

Suisse Tech Partners Kosovo LLC ka hapru konkurs për Senior Technical Consultant. Kërkesat për këtë pozitë përfshijnë edukimin universitar në fushën e teknologjisë, certifikimet në Oracle të tilla si Administrim të Avancuar dhe DBA të Ndërmarrjeve nga ‘Oracle University’ ose një autoritet i aftë i trajnimit. 

Afati i fundit për aplikim është 03/01/2024 

Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/senior-technical-consultant-full-time  

Arkatare/Financa & Depoist – Kadiu ShPK 

Kadiu Group, një kompani lider në tregtinë me auto pjesë dhe pajisjet e autoserviseve në Kosovë dhe Shqipëri, ka hapur konkurs për Arkatare/Financa në Prishtinë, dhe Arkatare për Malishevë. Kandidatët ideal duhet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të njohin programet bazë në përdorimin e kompjuterit. 

Afati i fundit për aplikim është 19/12/2023 

Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/arkatarefinanca-depoist-full-time  

Këshilltar/e të shitjes praktike me mundësi punësimi – DF TRUEVISION LDT Branch in Kosovo 

DF Truevision LDT Branch in Kosovo ka hapur konkurs për Këshilltar/e për Shitje – Praktikë. Kandidatët duhet të kenë aftësi të mira komunikuese, të jenë të gatshëm për të mësuar dhe të kenë aftësi të mira për të ndërtuar marrëdhënie me klientët. 

Afati i fundit për aplikim është 19/12/2023 

Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/praktikant-per-keshilletare-te-shitjes-internship  

Vozitës, shitës ambulativ & komercialist – Water Group Kosova 

Water Group Kosova – UJE CRYSTAL ka pozita të hapura për 4 Vozitës ; 3 Shitës ambulante dhe 4 Shitës komercialistë. Kushtet e punës përfshijnë kontratë pune me kohë të plotë, ofrimin e trajnimeve përkatëse, mundësi për rritje dhe zhvillim profesional, si dhe ambient punë dinamik dhe mbështetës. 

Afati i fundit për aplikim është 04/01/2024 

Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/shites-ambulativ-komercialist-full-time  

WordPress Developer ($1,250 – $1,500 USD per month!) – Hennessey Digital 

Hennessey Digital është duke kërkuar një Inxhinier Software. Ky roli kërkon një individ me eksperiencë në projektimin e temave të personalizuara në WordPress dhe zotësi të zhvillimit Full-Stack. Punët e Inxhinierit Software në Hennessey Digital do të përfshijnë zhvillimin e aplikacioneve dhe faqeve të internetit, dokumentimin dhe testimin e aplikacioneve të reja të softuerit, përdorimin e zhvillimit të temave të personalizuara në WordPress dhe vlerësimin e ideve të reja të aplikacioneve.  

Pagat e ofruara variojnë nga $1,250 – $1,500 USD në muaj, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për individët me aftësi në fushën e teknologjisë së informacionit. 

Afati i fundit për aplikim është 15/12/2023 

Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/wordpress-developer-remote-1 

Telegrafi Jobs siguron që të gjithë kandidatët e mundshëm të kenë qasje në informacionin më të fundit për pozicionet e hapura në tregun e punës në Kosovë.  

Platforma ofron një mundësi të shkëlqyer për të ndihmuar kandidatët të gjejnë punën e tyre të ardhshme dhe për të zhvilluar karrierën e tyre.  

Aplikoni sot dhe hapni rrugën tuaj drejt suksesit në karrierë. 

jobs@telegrafi.com 
 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga 6 shkurti, konsumatorët kanë të drejtë t'i shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë që ndryshojnë kushtet e saj

Nga 6 shkurti, konsumatorët kanë të drejtë t'i shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë që ndryshojnë kushtet e saj

Ekonomi
Osmani në tryezën ekonomike Kosovë-Katar: Vendi ynë ka potencial për investime

Osmani në tryezën ekonomike Kosovë-Katar: Vendi ynë ka potencial për investime

Ekonomi
Nga Kosova në Bazel - rruga e Leos drejt suksesit si stilist i flokëve

Nga Kosova në Bazel - rruga e Leos drejt suksesit si stilist i flokëve

Leovee Hairartist
Nga Ballkani drejt Europës - rritja e shpejtë dhe suksesi i Sachpizza & Sachcaffé

Nga Ballkani drejt Europës - rritja e shpejtë dhe suksesi i Sachpizza & Sachcaffé

Sachcaffé
Fillo rrugën tuaj profesionale - konkurset e fundit në Telegrafi Jobs!

Fillo rrugën tuaj profesionale - konkurset e fundit në Telegrafi Jobs!

Telegrafi Jobs
A po i vjen vërtet fundi parasë që e njohim

A po i vjen vërtet fundi parasë që e njohim

Botë
Kalo në kategori