LAJMI I FUNDIT:

Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve – Netanyahu thotë se do të vazhdojë t’iu përgjigjet sulmeve

Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve – Netanyahu thotë se do të vazhdojë t’iu përgjigjet sulmeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka potencuar se do të vazhdojë “t’iu përgjigjet me forcë”, sulmeve të raketave, derisa konflikti me palestinezët në Gaza hyn në ditën e shtatë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën tre palestinezë të dielën, kanë deklaruar zyrtarët shëndetësorë.


Në anën tjetër raportohet se militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt qytetit Tel Aviv, duke bërë që njerëzit atje iknin drejt strehimoreve.

Lidhur me këtë rast, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar.

Të shtunën, presidenti amerikan Joe Biden, telefonoi Netanyahun si dhe presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, për të shprehur shqetësimin që ka ai ndaj situatës aktuale midis të dyja palëve.

Deri më tani të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, derisa Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

Izraeli thotë se disa militantë janë midis të vdekurve në Gaza, derisa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se në mesin e viktimave janë 41 fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori