LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet nga klubi, ylli i Anglisë mbetet jashtë evropianit

Konfirmohet nga klubi, ylli i Anglisë mbetet jashtë evropianit

Përfaqësuesja e Anglisë dhe klubi Arsenal kanë marrë një lajm të keq nga mesfushori Alex Oxlade-Chamberlain.

Ylli anglez ka pësuar një lëndim javë më parë dhe do të detyrohet të mbetet jashtë fushave edhe për disa muaj.

Ky lajm është konfirmuar nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i cili ka bërë të qartë se Chambo nuk do të jetë në Kampionatin Evropian.


“Mungesa e Chamberlein në Evropian është e sigurt. Ai nuk do të kthehet deri në fillim të muajit korrik”, deklaroi Wenger.

Ky lajm nuk është pritur mirë fare nga Roy Hodgson i cili tani synon të gjejë një lojtar për ta zëvendësuar mesfushorin e Arsenalit. /Telegrafi/