Paul Pogba do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë gjatë këtij afati kalimtar – ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Përmes një njoftimi, ai ka thënë se tashmë është arritur marrëveshja e plotë dhe francezi do të rikthehet te Bianconerët.

Mesfushori do të udhëtojë në Itali në fillim të muajit korrik për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën.

Paul Pogba ka nënshkruar kontratë për katër vite me Juventusin Paul Pogba ka nënshkruar kontratë për katër vite me Juventusin

Pogba e ka dashur vetëm Juventusin, përkundër përfshirjes së drejtpërdrejtë të Pep Guardiolas, i cili e kërkoi te Manchester City.

Juventusi e transferoi kampionin e botës si lojtar të lirë para një dekade dhe ia shiti Unitedit në vitin 2016 për asokohe shumë rekorde (prej 105 milionë eurosh), ndërsa tash po e merr sërish me parametrat zero.

Detajet e marrëveshjes do të sqarohen pas një takimi të ri gjatë ditës së sotme (e enjte) në Milano. /Telegrafi/