LAJMI I FUNDIT:

Kondogbia: I lumtur te Valencia

Kondogbia: I lumtur te Valencia

Geoffrey Kondogbia ka thënë se është i lumtur te Valencia.

Francezi nuk pranoi të flet për titullin edhe pse është vetëm pesë pikë nga Barcelona që vazhdon në vendin e parë.


“Në futboll nuk i dihet kurrë”, tha Kondogbia.

“Jam mirë dhe i rehatshëm këtu. Trajneri dhe bashkëlojtarët po më ndihmojë. Jam i lumtur, por më duhet të fokusohem në punën time në mënyrë që të bëjë më të mirën për Valencian. Do të shikojmë se çfarë do të ndodh këtu”.

“Nuk po shikoni tabelën? Mendoj se tani është ashtu. Janë dy ekipe më të mira se ne, duhet të jemi të përulur”.

“Megjithatë, jemi të sigurt dhe duam të fitojmë lojëra, Kemi ambicie”, ka shtuar francezi.

Kondogbia u huaza te Valencia gjatë verën nga Interi, por klubi spanjoll ka të drejtën e blerjes për 25 milionë euro. /Telegrafi/