LAJMI I FUNDIT:

Komunikatë nga FBK lidhur me incidentin ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës

Komunikatë nga FBK lidhur me incidentin ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës
(Foto: basketbolli.com)

Federata e Basketbollit e Kosovës është tej mase e shqetësuar me incidentin që ka ndodhur të martën mbrëma në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të ‘play-offit’ të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, që i ka vënë hije të keqe një edicioni të mrekullueshëm të basketbollit këtë vit në Kosovë – thuhet në një kumtesë për shtyp të FBK-së që jua sjellim në vazhdim si të plotë:

Për ngjarjet e shëmtuara dëshmitarë të së cilave ishim të martën mbrëma në Prizren shqetësimin e kanë shprehur edhe i tërë komuniteti i basketbollit në vend, duke qenë se skena të tilla nuk jemi mësuar të shohim në sportin tonë të zemrës. Ky incident dhe skenat që prodhoi ai, e të cilat në terrenet tona nuk i kemi parë tash e pesëmbëdhjetë vite, janë të papranueshme për Federatën e Basketbollit të Kosovës.


Sporti është mjet i bashkimit dhe jo i ndarjes, prandaj incidentet e tilla nuk kanë vend në terrenet e basketbollit. Federatat e Basketbollit e Kosovës dënon rëndë këtë ngjarje të errët dhe akterët e përfshirë në të.

Vjen reagimi i Ponte Prizrenit: Së shpejti do të dalim me vendim për vazhdimin apo mosvazhdimin e kampionatit të ardhshëm
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Ponte Prizrenit: Së shpejti do të dalim me vendim për vazhdimin apo mosvazhdimin e kampionatit të ardhshëm

Siç jeni njoftuar përmes mediave, Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar ndaj këtij incidenti menjëherë dhe Komesari i Garave ka nxjerrë vendimet meritore për të gjithë akterët e ngjarjes. Pas analizimit të incizimeve shtesë, të cilat nuk kanë janë shfaqur në publik, por janë ndarë me autoritetet përkatëse, federata ka nxjerrë vendime të dhimbshme, por të domosdoshme.

Është për të ardhur keq që në një stinor të përkryer sportiv, në të cilin kemi parë nivelin më të lartë të konkurrueshmërisë mes skuadrave pjesëmarrëse në Superligë në historinë e saj dhe në të cilin kemi qenë dëshmitarë të një shpërthimi të serishëm të basketbollit dhe shikueshmërisë së tij, ekipi lider i pjesës së rregullt të kampionatit duhet të privohet nga mundësia për finalen me madhe për shkak të reagimit të pamatur të disa individëve të papërgjegjshëm që cenuan terrenin jo më shumë se njëzet minuta para përfundimit të ciklit gjysmëfinal.

Disa orë pas publikimit të vendimeve lidhur me incidentin në Prizren, Federata e ka njoftuar Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport për vendimet e nxjerra nga organet e saj, ndërsa të enjten ka raportuar për këtë ngjarje para Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, nga të cilët ka marrë përkrahje të fortë për reagimin e shpejtë dhe të rreptë ndaj incidentit.

KB Peja: Lojtarët tanë e kanë mbrojtur veten, video dëshminë e kemi dërguar në Komisionin Arbitrar
Lexo po ashtu KB Peja: Lojtarët tanë e kanë mbrojtur veten, video dëshminë e kemi dërguar në Komisionin Arbitrar

Federata falënderon ministrin Çeku, zëvendësministren Osmani dhe Këshillin, nën udhëheqjen e prokurorit Kelmendi, për përkrahjen e dhënë dhe marrjen parasysh të kërkesave të FBK-së që kanë për qëllim avancimin e sigurisë në terrenet sportive dhe në palestrat tona në përgjithësi.

Federata e Basketbollit e Kosovës është inkurajuar nga fakti që autoritetet policore dhe prokuroriale kanë ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për të adresuar dhunën e shfaqur brenda palestrave tona, që ka rezultuar me identifikimin, procedimin penal dhe vendosjen nën mbajtje policore të disa akterëve të kësaj ngjarjeje të papranueshme, si masë e cila do t’i kontribuojë parandalimit të dhunës në terrenet e basketbollit.

Federata e Basketbollit e Kosovës me këtë rast përsërit qëndrimin e saj të palëkundur kundër çfarëdo forme të dhunës në sport dhe konfirmon se para stinorit të ardhshëm do të konsolidojë edhe më tej bazën e akteve të veta normative për të qenë edhe më strikt në të gjitha rastet e shfaqjes së dhunës dhe do të institucionalizojë bashkëpunimin me organet kompetente të ndjekjes penale, për t’u siguruar që asnjë person që ushtron dhunë në terrenet e basketbollit të mos kalojë i pandëshkuar.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës,

Arben Fetahu, Kryetar

FBK me ‘dorë të hekurt’ - regjistron ndeshjen Ponte Prizreni-Peja me rezultat zyrtar, gjobit lojtarët dhe klubet me para dhe ndeshje mos-lojë
Lexo po ashtu FBK me ‘dorë të hekurt’ - regjistron ndeshjen Ponte Prizreni-Peja me rezultat zyrtar, gjobit lojtarët dhe klubet me para dhe ndeshje mos-lojë

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori