LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian sot do të debatojë për zbutjen e masave restriktive në Evropë

Komisioni Evropian sot do të debatojë për zbutjen e masave restriktive në Evropë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do t’i prezantojë kriteret dhe kushtet që vendet anëtare duhet t’i marrin parasysh gjatë marrjes së vendimeve për heqjen e masave restriktive të vendosura, me qëllim që të ndalohet përhapja e pandemisë së koronavirusit.

“Ne nuk do t’u themi vendeve anëtare kur është koha e vërtetë që të fillojnë me zbutjen e masave restriktive. Vendimi varet nga secili vend anëtar, ndërsa ne vetëm rekomandojmë kritere dhe kushte për të cilat mendojmë se duhet të merren parasysh gjatë vendimmarrje”, deklaroi zëdhënësi i KE-së, Erik Mamer.


Një javë pasi intervenimi i vendeve anëtare KE-ja hoqi dorë nga prezantimi i “strategjisë dalëse” nga pandemia e Covid-19, Von der Leyen do ta prezantojë “planin veprues” për ngritjen e masave restriktive.

Burime diplomatike në Bruksel theksojnë se deri te ndryshimi i fjalorit në dokumentin e KE-së, ka ardhur në insistim të vendeve anëtare, të cilat kanë treguar në domosdoshmërinë e “sinjaleve më të kujdesshëm”, kur bëhet fjalë për heqjen e masave të jashtëzakonshme në momentin kur infektimi ende vazhdon mbarë Evropën.

Komisioni Evropian thekson se thelbi i drejtimeve të tyre nuk ka ndryshuar, dhe se edhe më tej batohet në heqje “graduale” të masave me koordinim.

Pritjet është se KE-ja krahas heqjes graduale, gjegjësisht heqje në faza të masave, në periudhën prej një muaji, fillimisht do të propozojë zbutjen e restrikcioneve brenda vendeve anëtare, ndërsa pastaj do t’i zgjerojë edhe jashtë.

Priten rekomandime për zbutje graduale të ndalesës për grumbullim të numrit të madh të njerëzve, siç është pamundësimi i numrit të madh të personave njëkohësisht të jenë në dyqan dhe ndarja e bankave shkollore në distancë të caktuar, baret, restorantet dhe institucionet kulturore do të hapen gradualisht, ndërsa ndalesa për tubim masin, siç janë festivalet, do të shfuqizohen më vonë.

KE që nga fillimi e thekson rëndësinë e qasjes koordinuese të vendeve anëtare të cilat, krahas “afateve dhe modaliteteve” kombëtare, duhet të kenë edhe “kornizë dhe qasje” të përbashkët për shfuqizimin e masave të vendosura kundër Covid-19. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori