LAJMI I FUNDIT:

Kombëtare, klube dhe tifozë – të gjithë luten për shërimin e Eriksenit

Kombëtare, klube dhe tifozë – të gjithë luten për shërimin e Eriksenit

Christian Eriksen ka pësuar një sulm dhe ka rënë pa ndjenja gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, ndërsa i gjithë spektri sportiv po uron shërim dhe më të mirën për kapitenin danez.

Kapiteni i Danimarkës, Eriksen, i cili luan për Interin, ra në tokë pa ndjenja në minutën e 43-të sa rezultati i ndeshjes ishte 0-0.


Ndeshja është pezulluar përkohësisht pasi mjekët ndërhynë me masazh në zemër, duke përdorur edhe defibrilator.

Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja
Lexo po ashtu Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja

Lojtarët në fushë menjëherë kuptuan peshën e situatës dhe shumica nga ta ishin me lot në sy teksa po shihnin gjendjen e kapitenit të tyre.

Edhe faqet zyrtare të ekipeve kombëtare, faqet e klubeve të ndryshme evropiane, por edhe futbollistë të ndryshëm kanë reaguar shpejt në rrjetet sociale.

Momente prekëse – Schmeichel dhe Kjaer mundohen ta ngushëllojnë gruan e Eriksenit, e cila nuk mund t’i ndalte lotët në fushë
Lexo po ashtu Momente prekëse – Schmeichel dhe Kjaer mundohen ta ngushëllojnë gruan e Eriksenit, e cila nuk mund t’i ndalte lotët në fushë

Secili ekip dhe lojtar ndihet i prekur me situatën e Eriksenit, teksa po i urojnë shërim të shpejt dhe më të mirën.

Më poshtë keni disa nga faqet e kombëtareve, klubeve dhe lojtarëve të cilët kanë postuar rreth situatës së Eriksenit. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >