LAJMI I FUNDIT:

Momente prekëse – Schmeichel dhe Kjaer mundohen ta ngushëllojnë gruan e Eriksenit, e cila nuk mund t’i ndalte lotët në fushë

Momente prekëse – Schmeichel dhe Kjaer mundohen ta ngushëllojnë gruan e Eriksenit, e cila nuk mund t’i ndalte lotët në fushë

Gruaja e Christian Eriksen, Sabrina Kvist Jensen doli në fushë, me lot në sy dhe e tmerruar, gjatë trajtimit që mjekët po i bënin burrit të saj në fushën e lojës.

Kapiteni i Danimarkës, Eriksen, i cili luan për Interin, ra në tokë pa ndjenja në minutën e 43-të sa rezultati i ndeshjes ishte 0-0.


Ndeshja është pezulluar përkohësisht pasi mjekët ndërhynë me masazh në zemër, duke përdorur edhe defibrilator.

Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja
Lexo po ashtu Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja

Lojtarët në fushë menjëherë kuptuan peshën e situatës dhe shumica nga ta ishin me lot në sy teksa po shihnin gjendjen e kapitenit të tyre.

Megjithatë, njëra nga skenat më prekëse padyshim se ishte zbritja e gruas së Eriksenit në fushën e lojës, teksa nuk mund t’i ndalte lotët.

UEFA konfirmon se Eriksen është dërguar në spital dhe gjendja e tij është stabile
Lexo po ashtu UEFA konfirmon se Eriksen është dërguar në spital dhe gjendja e tij është stabile

E rrethuar nga portieri Kasper Schmeichel dhe kapiteni Simon Kjaer, zonja Eriksen mbeti në një distancë, duke u ngushëlluar nga shokët e skuadrës së mesfushorit të Interit.

Disa fotografi të zonjës Eriksen që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë thyer zemrën e secilit sportdashës. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori