LAJMI I FUNDIT:

Koeman përgjigjet rreth ofertës së PSG-së për Messin

Koeman përgjigjet rreth ofertës së PSG-së për Messin

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë fjalën e tij pas thashethemeve të pandërprera në lidhje me ofertën e Paris Saint-Germain për Lionel Messi.

Barcelona po bëhet gati për ndeshjen e sotme ndaj Granadas në La Liga, ndërsa Koeman e bëri të qartë se ai shpreson që Messi mbetet në Camp Nou.


“Unë nuk jam i interesuar për PSG-në, nuk e di nëse është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Koeman, i pyetur në lidhje me raportet e fundit për ofertën e klubit francez për Messin.

PSG merr primatin në garën për Messin: Ka gati ofertën e majme dyvjeçare plus një vit opsional
Lexo po ashtu PSG merr primatin në garën për Messin: Ka gati ofertën e majme dyvjeçare plus një vit opsional

“Shpresoj se ai do të qëndrojë me ne. Për mua, ai duhet të përfundojë këtu sepse ai e ka kaluar tërë jetën këtu, por në fund të fundit është një vendim që ai do të duhet të marrë”.

“Kjo nuk më shqetëson aspak, unë jam përqendruar në fitoren e nesërme (e enjte)”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Takimi mes Joan Laportas dhe Jorge Messit – ofertë joshëse për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë
Lexo po ashtu Takimi mes Joan Laportas dhe Jorge Messit – ofertë joshëse për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë

Raportet kanë dalë në Brazil që sugjerojnë se PSG është gati të ofrojë një kontratë të majme për yllin argjentinas.

Klubi francez thuhet të jetë i gatshëm t’i ofrojë 33-vjeçarit një marrëveshje dy-vjeçare me opsionin e një viti tjetër, si dhe duke ofruar kushte më fitimprurëse sesa mund të përballojë Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori