LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Messi ka nevojë për shumë më tepër respekt, nuk shoh probleme me Griezmannin

Koeman: Messi ka nevojë për shumë më tepër respekt, nuk shoh probleme me Griezmannin

Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman ka folur rreth kapiteni të ekipit, Lionel Messi, për të cilin thotë se duhet të ketë shumë më tepër respekt, teksa shtoi se nuk e sheh duke u larguar nga Camp Nou.

Messi u befasua nga një tufë gazetarësh pasi u kthye nga Argjentina në Barcelonë pas pushimit ndërkombëtar dhe iu përgjigj një pyetje provokuese në lidhje me shokun e ekipit Antoine Griezmann.


“Jam lodhur duke qenë gjithnjë problemi i gjithçkaje në këtë klub”, kishte deklaruar Messi i nervozuar.

Messi shpërthen për situatën te Barcelona: Jam lodhur duke qenë gjithmonë problemi për gjithçka në klub
Lexo po ashtu Messi shpërthen për situatën te Barcelona: Jam lodhur duke qenë gjithmonë problemi për gjithçka në klub

Komentet dhe rreth Messit dhe situata e krijuar ka bërë që të reagojë edhe trajneri Koeman, i cili u pyet në një konferencë shtypi.

“Ju duhet të respektoni njerëz si Leo shumë më tepër. Është mosrespekt kur e pyesni për Antoine dhe synoni të krijoni polemikë. Unë nuk kam parë ndonjë problem mes të dyve”, ka thënë fillimisht Koeman.

Koeman gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e yllit argjentinas për të cilin thotë se nuk e sheh të largohet nga Camp Nou.

“Messi është i vetmi numër një në futboll” - Rakitic thotë se ishte një ëndërr të luajturit së bashku me superyllin e Barcelonës
Lexo po ashtu “Messi është i vetmi numër një në futboll” - Rakitic thotë se ishte një ëndërr të luajturit së bashku me superyllin e Barcelonës

“Jo, nuk e shoh Messin jashtë klubit. Unë nuk do të përgjigjem më pyetjeve në lidhje me këto gjëra”.

“Sipas mendimit tim, e ardhmja e Messit duhet të kalojë nëpër Barça. Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori