LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Jam i bindur që nëse Barcelona i fiton pesë ndeshjet e fundit, do të jemi kampionë

Koeman: Jam i bindur që nëse Barcelona i fiton pesë ndeshjet e fundit, do të jemi kampionë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është i bindur se ekipi i tij mund ta fitojë titullin në La Liga këtë sezon, nëse arrin t’i fitojë të pesë ndeshjet e mbetura.

Barcelonës iu dha një goditje të enjten në shpresat e tyre për titullin në La Liga pasi pësoi një humbje tronditëse 2-1 kundër Granadan.


Megjithatë, trajneri holandez Koeman është ende optimist se ekipi i tij mund të stolistet me trofeun e më të mirit në këtë sezon.

Barcelona, nga kandidati kryesor për titull në vendin e tretë dhe në pritje të rivalëve që të gabojnë
Lexo po ashtu Barcelona, nga kandidati kryesor për titull në vendin e tretë dhe në pritje të rivalëve që të gabojnë

Koeman mendon se fitimi i pesë ndeshjeve të fundit në ligë do të jetë i mjaftueshëm për t’i parë ata duke fituar titullin në fund të sezonit në La Liga.

“Unë jam i bindur që nëse i fitojmë të pesë ndeshjet ne do të jemi kampionë”, ka thënë fillimisht Koeman në konferencën e tij para ndeshjes së tyre në Valencia.

La Liga tani është në zjarr - katër ekipet e para kanë vetëm tri pikë dallim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje
Lexo po ashtu La Liga tani është në zjarr - katër ekipet e para kanë vetëm tri pikë dallim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje

“Humbja ndaj Granadës ishte një zhgënjim sepse ishte një mundësi e humbur, por nuk ka kohë për t’u trishtuar”.

“Ne jemi akoma në luftë për të fituar La Liga. Ka gjëra për të përmirësuar, ne kemi folur dhe mendoj se ekipi është i përgatitur mirë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori