LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni VLEN: Sulmi ndaj bilbord cënon lirinë demokratike dhe fushatën zgjedhore

Koalicioni VLEN: Sulmi ndaj bilbord cënon lirinë demokratike dhe fushatën zgjedhore

Në orët e para pas mesnatës, një akt vandalizmi u evidentua në Karposh të Shkupit, ku një bilbord i kandidatit për president nga radhët e Koalicionit VLEN, Arben Taravari, u djeg. Në reagim të këtij akti të papranueshëm, koalicioni opozitar ka shprehur dyshime se incidenti mund të jetë bërë qëllimisht, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë për media, Koalicioni VLEN kritikoi sulmin ndaj billboardit, duke e cilësuar atë si një shkelje të qartë të lirive demokratike dhe një tentativë për të ndikuar në fushatën zgjedhore. Ata theksuan se ky akt vandalizmi cënon lirinë e shprehjes së opinionit dhe vlerat demokratike të vendit.


“Ky akt i dhunshëm nuk përfaqëson vlerat demokratike të vendit tonë. Ne kërkojmë që autorët e këtij sulmi të përballen me drejtësinë dhe të dënohen me vendosmëri. Populli duhet të jetë në gjendje të shprehë lirinë e tij për të zgjedhur pa frikë nga aktet e tilla të dhunshme”, thuhet nga ato.

Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar autorët e këtij sulmi, Koalicioni VLEN bën thirrje për një fushatë të qetë dhe të paqësore përpara zgjedhjeve, duke iu rezistuar ndikimeve të tilla të dhunshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori