LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Karatesë “Arena” nga Peja, feston nëntë vjetorin e themelimit: Përkushtim, sakrificë, punë, suksese dhe krenari

Klubi i Karatesë “Arena” nga Peja, feston nëntë vjetorin e themelimit: Përkushtim, sakrificë, punë, suksese dhe krenari

Klubi i Karatesë “Arena” nga Peja, sot feston nëntë vjetorin e themelimit, ku për këtë klub këto vite konsiderohen si përkushtim, sakrificë, punë, suksese dhe krenari.

Ishte dhjetori i viti 2013 kur me iniciativë e trajnerit Bajram  Desku dhe përkrahje të miqve kishte vendosur të hapte një tempull të ri për sportistët e komunës së Pejës dhe rrethinës.


Deksu që është Instruktor i karatesë i shkallës 5-të dhe gjyqtar në këtë sport, tregon për Telegrafin fillimet e klubet, por edhe sukseset.

“Fillimi ishte shumë i vështire, pa asnjë ndihmë materiale dhe në një konkurrencë të  madhe dhe pengesa te llojllojshme. Ne vazhduam punën me mundë, përkushtim dhe profesionalizëm”.

“Klubi ynë gjatë nëntë viteve shënoi suksese të shkëlqyeshme në garat shtetërore, regjionale dhe turne ndërkombëtarë”.

“Nxënësit tonë falë punës profesionale të stafit i sollën shtetit, klubit dhe qytetit të  Pejës shumë medalje, dhe tani rangohet në mesin e klubeve më të suksesshme në rangun shtetëror (Federatën e Karatesë të Kosovës) dhe të qytetit të Pejës”, ka thënë Desku për Telerafin.

Tutje ai flet edhe për të ardhmen dhe qëllimin që ka klubi Arena.

“Vlen të cekët që Klubi i Karatesë “Arena” Pejë, ka filluar t’i përmbushë premtimet e dhëna në fillim, duke sjellë rezultate të vazhdueshme, por edhe sensibilizimin e të rinjve për tu marrë me sport dhe duke u masivizuar karatenë”.

“Klubi “Arena” për herë të parë në Qytetit e Pejës dhe e vetmja në gjitha trevat shqiptare, nën udhëheqjen time ka fillaur të mbajë “Shkollën Verore” të Karatesë, e cila tani është tradicionale”, ka treguar Desku.

Trajneri i ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur atë dhe klubin, duke filluar nga familja, kolegët e punës dhe të sportit, kryesinë e klubit, prindërit e nxënësve, nxënësit për këto nëntë vite.

“Shpresoi që kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje, duke ju premtuar që nuk do t`ju zhgënjejë asnjëherë. Festofshim se bashku edhe shumë vite të tjera me suksese kulminante”, përfundoi Bajram Desku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori