LAJMI I FUNDIT:

Klubet do të fitojnë më shumë para gjatë sezoneve të ardhshme të Ligës së Kampionëve

Klubet do të fitojnë më shumë para gjatë sezoneve të ardhshme të Ligës së Kampionëve

Cikli i ri i garave në Ligën e Kampionëve do të ketë rritje të konsiderueshme të parave që do të arkëtojnë klubet.

Siç raporton e përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo” të ardhurat e kësaj gare në trevjeçarin e ardhshëm 2018-2021 shkojnë nga 2,3 miliardë euro në 3,4 sosh.


Klubeve pjesëmarrëse do t’iu shpërndahen 1,9 miliard euro, përkatësisht 500 më shumë se në tre vitet e mëparshme.

Fituesit do t’iu ndahet fitimi, ku do të marrin edhe një ‘bonus’ varësisht sipas renditjes së IFFHS-it.

Klubet do të ndajnë 528 milionë euro, ku maksimumi për një klub do të arrin shifrat 32 milionë sosh.

Për të vendosur këtë renditje, do të merren parasysh fitoret në secilin grup, si dhe rezultatet e tyre gjatë gjithë historisë së Kupave Evropiane dhe atyre të viteve të fundit.

Barcelona dhe Real Madrid janë në mesin e përfituesve më të mëdhenj shkaku i historisë së tyre të gjatë në garat evropiane.

Marrëveshja është arritur këtë javë në Romë, midis UEFA-s dhe ECA-s, shoqatës së klubeve evropiane. /Telegrafi/