Klopp zbulon emrat e katër lojtarëve të vetëm të Liverpoolit që patën paraqitje solide kundër Man Cityt

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ndihet i dëshpëruar me humbjen 4-1 nga Manchester Cityt, teksa ka pohuar se vetëm katër nga lojtarët e tij bënë një paraqitje solide.
Reds udhëtuan në Etihad të shtunën për ndeshjen e tyre të parë në Ligën Premier që nga pushimi ndërkombëtar.
Mohamed Salah kaloi Reds në epërsi 1-0 brenda 20 minutave në Etihad, por Julian Alvarez shënoi golin e barazimit gjatë pjesës së parë.
Golat e Kevin De Bruyne, Ilkay Gundogan dhe Jack Grealish në pjesën e dytë siguruan tre pikë vendimtare për Cityn në garën e titullit të Ligës Premier me Arsenalin.
FULL-TIME | It's good to be back! 🙌
🔵 4-1 🔴 #ManCity pic.twitter.com/L742pgPegf
— Manchester City (@ManCity) April 1, 2023
Liverpooli është i teti në Ligën Premier dhe mbetet shtatë pikë larg vendit të katërt me 11 ndeshje të ligës për t’u luajtur deri në mbyllje të sezonit.
Reds janë pa fitore në dy ndeshjet e tyre të fundit në kampionat, me Liverpoolin që pësoi një humbje befasuese 1-0 nga Bournemouth përpara pushimit ndërkombëtar.
Ekipi nga Anfield, i cili gjithashtu u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi, nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga demolimi i tyre 7-0 ndaj Manchester United në fillim të marsit.
Duke folur pas ndeshjes së Cityt, Klopp zbuloi se vetëm katër nga lojtarët e tij bënë një paraqitje adekuate dhe la golashënuesin Salah jashtë zgjedhjeve të tij.
“Ne kishim rreth katër paraqitje që ishin në rregull: dy mesfushorët, Henderson dhe Fabinho, punuan shumë dhe u përpoqën të mbyllnin boshllëqet. Gakpo, veçanërisht në posedim, dhe Alisson natyrisht”, ka thënë Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Vendi i tij kishte nevojë për të, la karrierën e pasur si futbollist për ta kapur armën - vritet lojtari ukrainas

Tifozët e PSG-së vërshëllyen Messin në paraqitjen e tij të fundit për klubin

Messi konfirmon largimin nga PSG

Zyrtare: Real Madridi largon dhe falënderon Eden Hazardin me një komunikatë me tre rreshta

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona