LAJMI I FUNDIT:

Klopp tregon prapaskenat si vendosën ta transferojnë Darwin Nunez: U dashuruam në të pas dy ndeshjeve që e pamë

Klopp tregon prapaskenat si vendosën ta transferojnë Darwin Nunez: U dashuruam në të pas dy ndeshjeve që e pamë

Liverpooli ka kompletuar transferimin e Darwin Nunez këtë verë i cili është njëri nga nënshkrimet më të mëdha në Evropë.

Sulmuesi uruguaian shkëlqeu me Benfican në dy sezonet e fundit dhe bëri për vete shumë skuadra të mëdha, por Liverpooli fitoi garën për të nënshkruar me të.


The Reds shpenzuan 75 milionë euro për transferimin e tij në Anfield, derisa tani trajneri Jurgen Klopp ka folur për të.

Tekniku gjerman ka zbuluar edhe momentin kur sulmuesi i bëri për vete në dy ndeshje që zhvilluan kundër Benficës.

“Ishte shumë impresionues në ndeshjet që luajti kundër ne në Ligën e Kampionëve. Kur ne përgatisim skuadrën për një ndeshje, dimë gjithçka për një kundërshtar ndaj i njihnim mirë cilësitë e Nunez”.

“Në fakt, nuk dihej nëse ai do të zbriste në fushë pasi sapo ishte kthyer nga ndeshjet me kombëtaren, megjithatë Nunez u aktivizua dhe ishte i jashtëzakonshëm. Ka shumë forcë, por edhe teknikë”.

“Për të mos folur më pas për dëshirën me të cilën zbret në fushë, lëviz në mënyrë shumë të zgjuar dhe ne na shkaktoi shumë probleme”.

“Ne u dashuruam me atë në vetëm dy ndeshje, ishte kënaqësi ta shihje dhe në momentin kur kuptuam se kishim një shans për ta transferuar atëherë nuk e menduam dy herë dhe bëmë gjithçka për të. Tani jam shumë i lumtur që e kam në skuadër Nunez”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

La Liga
Kalo në kategori