LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Nuk po mendojmë për transferime, Lallana zëvendëson Coutinhon

Klopp: Nuk po mendojmë për transferime, Lallana zëvendëson Coutinhon

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ulur mundësinë për të blerë një zëvendësim për yllin e larguar para disa ditësh, Philippe Coutinhon, të cilin mendon se do ta zëvendësoj anglezi Adam Lallana.

Klopp ka folur rreth mundësisë së transferimeve të reja në klub gjatë afati kalimtar të janarit.


Trajneri gjerman këmbëngul se Lallana mund ta mbushë boshllëkun e lënë nga braziliani dhe klubit duhet të mendojë drejt dhe të marr vendime të duhura me paratë e shitjes së Coutinhos.

Deklarata e plotë e Kloppit pas shitjes së Coutinhos: Kemi bërë gjithçka për ta mbajtur, ëndrra e tij ishte Barcelona
Lexo po ashtu Deklarata e plotë e Kloppit pas shitjes së Coutinhos: Kemi bërë gjithçka për ta mbajtur, ëndrra e tij ishte Barcelona

“Nuk mendoj për paratë. Askush nuk më tha se duhet të mendoj për paratë, sepse jemi gjithnjë të arsyeshëm, gjithmonë përpiqemi të bëjmë gjënë e duhur”, ka thënë fillimisht Klopp.

Coutinho duke festuar një gol së bashku me Lallanan (Getty Images)

“Natyrisht ne nuk hezitojmë të shpenzojmë paratë, kemi bërë disa herë, por nuk ka të bëjë me momentin, është marrja e vendimit të duhur”.

“Unë me të vërtetë mendoj, nuk është se Adam Lallana është një zëvendësim për Philippe Coutinhon, por ai është kthyer, është një tjetër lojtar i mrekullueshëm, krijues dhe mesfushor sulmues”.

Klopp: Bëmë gjithçka që ta mbajmë Coutinhon
Lexo po ashtu Klopp: Bëmë gjithçka që ta mbajmë Coutinhon

“A ka ai të njëjtën goditje dënimi i Philippe Coutinho? Jo, por ka shumë gjëra që mund të bëjë”.

“Ai mund të na bëjë më të fortë në këto situata”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori