LAJMI I FUNDIT:

Klopp heziton ta shesë Lovrenin te Milani

Klopp heziton ta shesë Lovrenin te Milani

Edhe pse Dejan Lovren u lidh me një kalim të mundshëm te Milani, ai mund të qëndrojë edhe një vit te Liverpooli.

Mbrojtësi kroat nuk ka luajtur rregullisht në sezonin e kaluar, pasi Jurgen Klopp preferonte më shumë dyshen Virgil van Dijk dhe Joel Matip në qendër të mbrojtjes.

Por, trajneri gjerman thuhet se nuk do ta lejojë kalimin te Rossonerët për 25 milionë euro, pasi beson se 30-vjeçari vlen më shumë.

Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që raporton Calciomercato, strategu i The Reds ka thënë më tej se ata do të kenë vështirësi në zëvendësimin e tij, andaj skuadra italiane duhet të ofrojë më shumë.

Milani edhe më larg transferimit të Lovrenit
Lexo po ashtu Milani edhe më larg transferimit të Lovrenit

Lovren shihet nga Klopp si një zëvendësues perfekt i Van Dijkut dhe Matipit, andaj mund ta mbajë në skuadër edhe për sezonin 2019/20.

Kroati në sezonin e kaluar ka bërë vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin dhe tashmë ka filluar përgatitjet me ekipin, ku luajti edhe nga fillimi në miqësoren e fundit ndaj Bradfordit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori