Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka qenë tejet i zhgënjyer pas barazimit ndaj Evertonit në Anfield.

Evertoni ndali Liverpoolin në derbin e Merseyside të zhvilluar në Anfield.


Një penalti e konvertoi nga Rooney zhvleftësoi supergolin e Salah për të bërë që ndeshja të përfundojë me barazim.

Dhe Klopp refuzoi të fliste për gazetarin e Sky Sports, Patrick Davison, i cili e ndali menjëherë pas ndeshjes në fushë.

"Lovren nuk bën ndërhyrje. Calvert Leëin bën një hap. Dora është në shpinë. Nëse mendoni se është një penalti, atëherë thuajeni. A e ndryshon ndonjë gjë mendimi im?".

"Unë dua të flas me njerëzit me pak mirëkuptim për futbollin. Më vjen keq, unë jam gabim, e ju keni të drejtë. Sigurisht, nuk jam në disponim për t'u përgjigjur në pyetjet tjera", deklaroi Klopp.

"Ishte rezultat i padrejtë, ashtu është edhe jeta. Performanca ishte pozitive, por rezultati nuk po më kënaq. Ne do të luajmë shtatë ndeshje në 21 ditë dhe duhet të mbahemi të freskët", përfundoi ai.

/Telegrafi/

telegrafi sport app