LAJMI I FUNDIT:

Klopp e ka zbuluar problemin e Liverpoolit – Blerjet e Van Dijk e Alisson dhe të rinjtë që u graduan, mbrojtja është kthyer në ‘mur’ dhe titulli nuk është më ëndërr

Klopp e ka zbuluar problemin e Liverpoolit – Blerjet e Van Dijk e Alisson dhe të rinjtë që u graduan, mbrojtja është kthyer në ‘mur’ dhe titulli nuk është më ëndërr
20th August 2018, Selhurst Park, London, England; EPL Premier League football, Crystal Palace versus Liverpool; Liverpool Manager J¸rgen Klopp celebrates the 0-2 win with the fans (photo by Shaun Brooks/Action Plus via Getty Images)

Kur Liverpooli ishte afër që ta fitonte titullin nën udhëheqjen e Brendan Rodgers në viti 2014, kishin pranuan 50 gola, duke qenë mbrojtja e tetë më e mirë e kampionatit.

Në atë kohë vija e fundit përbëhej nga Simon Mignolet, Glen Johnson, Martin Skrtel, Daniel Agger, Mamadou Sakho, Jon Flanagan dhe Kolo Toure.


Gjërat nuk u përmirësuan menjëherë edhe kur erdhi në krye të skuadrës Jurgen Klopp .

Por ai e ka gjetur problem dhe ka filluar ta rehabilitojë.

Klubi ka bërë dy investime rekord botëror, si blerja e Alisson dhe e Virgil van Dijk. Në dy ndeshjet e para ndaj West Ham dhe Crystal Palace, skuadra nuk ka pranuar gol.

Jurgen Klopp, duket se e ka rregulluar mbrojtjen (Getty Images)

Klopp njihet si trajner sulmues, por siç duket e ka gjetur ekuilibrin midis golave ​​të shënuar dhe mbrojtjes që nuk pranon gola, për dallim nga vitet e kaluara, prandaj tifozët kanë filluar të besojnë që skuadra këtë vit seriozisht mund ta sfidojë titullin e parë në Ligën Premier.

Kur u Van Dijk nga Southamptoni për 75 milionë funte u bë shumë zhurmë.

Një rekord për një mbrojtës, që ka luajtur më mirë e më shumë se Eric Bailly, Victor Lindelof dhe Marcos Rojo për Unitedin.

Portieri

Klopp vendosi më parë që Simon Mignolet nuk ishte një portier për ta fituar titullin më të. Ai e bleu Loris Karius nga Mainz për 5 milionë funte.

Por edhe gabimet e tij në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit bën që besimi për të të bie.

Mignolet (Getty)

Duke e parë që klubi ka lojtarë të mirë si Sadio Mane dhe Salah, Klopp vendosir të sulmojë për portier, ku e pagoi 66 milionë funte Alissonin nga Roma.

Dhjetë portierët më të shtrenjtë në histori të futbollit, Kepa Arrizabalaga i kalon të gjithë
Lexo po ashtu Dhjetë portierët më të shtrenjtë në histori të futbollit, Kepa Arrizabalaga i kalon të gjithë

Ishte një rekord botëror, por që u thye nga Kepa Arrizabalaga që kaloi te Chelsea.

Loris Karius (Getty Images)

Prania e Alisson i ka dhënë Liverpoolit besim.

Alisson, pa pranuar gol në dy ndeshje (Getty Images)

Alisson jo vetëm që e bën pritje të shkëlqyeshme, por gjithashtu do të luajë mjaftë mirë me këmbë.

Krahu i djathë

Rodgers kishte nënshkruar me Nathaniel Clyne, i cili zuri vendin e Johnson.

Clyne u tregua një mbrojtës solid, por me Kloppin ishte i pafat dhe u detyrua të humbasë pothuajse tërësinë e sezonit të kaluar për shkak të operacionit. Problem të komplikuar nga dëmtimi serioz kishte edhe Joe Gomez në të njëjtën kohë.

Nathaniel Clyne, tani rezervist (Getty Images)

Kjo i dha një mundësi të papritur një të riu nga qyteti i Liverpulit, Trent Alexander-Arnold. Dhe rezultatet kanë qenë spektakolare.

Klopp: Duhet të luanim më mirë, por jam i kënaqur me fitoren ndaj Crystalit
Lexo po ashtu Klopp: Duhet të luanim më mirë, por jam i kënaqur me fitoren ndaj Crystalit

Alexander-Arnold ka dëshmuar veten si mbrojtës i djathtë modern; i shpejtë, atletik, dhe i mirë me top.

Trent Alexander-Arnold, i padiskutueshëm te Liverpooli (Getty Images)

Ende vetëm 19-vjeçar, Aleksandër Arnold shënoi golin e parë të tij me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar me një goditje të lirë kundër Hoffenheimit.

Ai u ftua nga Gareth Southgate te Kombëtarja e Anglisë.

Qendra e mbrojtjes

Klopp nuk i kishte punët mirë me Mamadou Sakhon para se ta shiste atë në Crystal Palace, ndërsa një tjetër mbrojtës i padëshiruar ishte Martin Skrtel që u shit në Turqi.

Mamadou Sakho e Martin Skrtel (Getty Images)

Problemi ishte që Klopp nuk i shihte dyshën si të kombinueshëm dhe e mori Dejan Lovrenin, pastaj Joel Matipin dhe Ragnar Klavanin.

Joel Matip (Getty Images)

Klopp e dinte që Van Dijk do të ishte përgjigjja problemeve të tij.

Përfundimisht, Van Dijk arriti te Liverpooli dhe ndikimi ishte i menjëhershëm.

Klopp: Shpenzimet ishin të pashmangshme, do përpiqemi ta fitojmë titullin
Lexo po ashtu Klopp: Shpenzimet ishin të pashmangshme, do përpiqemi ta fitojmë titullin

Liverpool arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Manchester Cityn në dy ndeshje.

Dejan Lovren e Virgil van Dijk (Getty Images)

Një bonus shtesë ka qenë edhe forma e 21-vjeçarit Gomez së bashku me të, kanë krujuar një dyshen të fortë.

Joe Gomez (Getty Images)

Tani pritet që të kthehet edhe Dejan Lovren që luajti në finale të Kupës së Botës me Kroacinë dhe u vonua në stërvitje.

Krahu i majtë 

Ka qenë thembra e Akilit e Liverpool për vite. Edhe skuadra e Luis Suarezit e vitit 2014, e kishte këtë problem pasi mbështetej te Flanagan në atë pozitë.

Rodgers nënshkroi me spanjollin Alberto Moreno, por që nuk ishte në nivelin e duhur ndër vite edhe pse vazhdon të mbetet në klub.

Alberto Moreno (Getty Images)

Zgjedhja ishte te Hull City, ku u ble skocezi Andy Robertson për 9 milionë euro (8 milionë funte).

Fillimisht ai nuk mund ta zhvendoste Morenon, po dal nga dal e zuri vendin e tij.

Andrew Robertson tani mbrojtësi i parë i majtë i Liverpoolit (Getty Images)

Robertson tani është i besuari i Kloppit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori