LAJMI I FUNDIT:

Klipi i shqiptares Ava Max që u ngjit në majat e top listave ndërkombëtare shkakton nxitje, reagojnë Avokatët e Shëndetit Mendor

Klipi i shqiptares Ava Max që u ngjit në majat e top listave ndërkombëtare shkakton nxitje, reagojnë Avokatët e Shëndetit Mendor
Ava Max (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Shqiptarja Ava Max gjendet në krye të top listave britanike me këngën e saj të fundit, shumë të suksesshme “Sweet but psycho”.

Megjithatë, këngëtarja 24-vjeçare ka sjellë polemika me videon muzikore të këngës, në të cilën ajo luan një femër të obsesionuar ndaj një burri, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Videoja është ‘një paketë që ndihmon për të inkurajuar dhe mbështetur stigmën’ sipas një letre të hapur nga Aleanca “Zero”, në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u del në ndihmë njerëzve depresivë dhe vetëvrasës.

Njihuni me Ava Max – këngëtarja tjetër shqiptare që po ngjitet me sukses në skenën e muzikës botërore
Lexo po ashtu Njihuni me Ava Max – këngëtarja tjetër shqiptare që po ngjitet me sukses në skenën e muzikës botërore

Në këtë letër të kësaj Aleance thuhet: “Tekstet e këngëve dhe videot (që përmbajnë skena të dhunës dhe kërcënimit të paarsyeshëm që përfshijnë një shkop bejsbolli, shigjetat dhe thikat) nënvizojnë rastësisht perceptimet negative të shëndetit mendor – shkurtimisht është një paketë që ndihmon për të inkurajuar dhe mbështetur stigmën.

“Ne e kuptojmë se kjo nuk mund të jetë e qëllimshme, por edhe kur nuk ka për qëllim, përjetësimi i stereotipeve ekzistuese ka një ndikim disproporcionalisht negativ që përforcon stigmën; dhe stigma është e keqe. Është shtypëse dhe tjetërsuese me potencial kërcënues për jetën.

Stigma inkurajon njerëzit që të mbyllen, duke i penguar ata që të kërkojnë ndihmë. Më keq akoma, stigma mund të ndalojë njerëzit vetëvrasës që t’ia arrijnë këtij qëllimi kur ata janë në pikën më të ulët dhe më të prekshme”.

Ava Max (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Videoja duket se tregon historinë e një femre të fiksuar tek një burrë, kur e sheh atë duke u puthur me një femër tjetër.

Ajo pastaj e drogon njeriun dhe e terrorizon me një shumëllojshmëri armësh.

Skena të dhunshme në klipin e shqiptares Ava Max (Foto: Sweet but psycho/YouTube)

24-vjeçarja Ava Mac ka arritur të dëgjohet mbi 268,765,814 herë në paltformonën më të madhe të muzikës, “Spotify” me këtë hit.

Këngët tjera të saj “Singles My Way” dhe “Slippin” nuk kanë gëzuar pothuajse të njëjtin sukses si mega-hiti i saj ndërkombëtar, “Sweet but psycho”. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori