LAJMI I FUNDIT:

Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi

Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi
Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Udineses (Foto: Getty Images)

Klauzolat janë një pjesë e posaçme e kontratës së një lojtari, e cila shpesh herë është vendimtare në të ardhmen e tij.

Këtë herë jemi ndalur te ato te Serie A pasi kampionati elitar italian në sezonin e fundit është mbushur me lojtarë cilësor që kërkohen nga të gjithë.


Sipas Sky Sport, lojtari me klauzolën më të madhe është Mauro Icardi.

Icardi ishte thjesht i pandalshëm këtë sezon (Foto: Getty Images)

Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë euro, por që vlen vetëm për klubet joitaliane.

Pas tij vjen Andrea Belotti i Torinos, ku italiani ka klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Andrea Belotti gjatë ndeshjes mes Torinos dhe Atalantas (Foto: Getty Images)

Në vendin e tretë është Kevin Strootman me 45 milionë euro, ndërsa Suso renditet i katërti me 40 milionë.

Top pesëshja mbyllet nga Lorenzo Pellegrini me 30 milionë euro.

I gjashti është Dries Mertens me 28 milionë, kurse dy të fundit janë dyshja e Sampdorias, Dennis Praet (26 milionë) dhe Lucas Torreira (25 milionë euro). /Telegrafi/