LAJMI I FUNDIT:

Kjo verë në Turqi është regjistruar si më e nxehta që nga viti 1970

Kjo verë në Turqi është regjistruar si më e nxehta që nga viti 1970

Kjo verë në Turqi është regjistruar si më e nxehta që nga viti 1970, me 76 milionë njerëz të ekspozuar ndaj të paktën 30 ditëve të nxehtit ekstrem.

Organizata ndërkombëtare kërkimore Climate Central ka analizuar ndikimin e ndryshimit të klimës në nxehtësinë ekstreme dhe popullsinë e prekur në Turqi këtë verë përmes Indeksit të Ndryshimeve Klimatike (CSI) të sistemeve të temperaturës lokale ditore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

CSI mat se si ndryshimi i klimës nga përdorimi i karburanteve fosile ndryshon vlerat ditore të temperaturës, me një vlerë qendrore prej zero që nuk tregon asnjë ndikim të dallueshëm të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu në temperaturë.


Sipas një analize të ndarë me Anadolu Agency (AA) nga Climate Central, 76 milionë njerëz (88% e popullsisë) në Turqi përjetuan të paktën 30 ditë nxehtësi ekstreme, e cila u bë tri herë më e mundshme (niveli 3 CSI) për shkak të klimës që ndryshon dhe konsiderohet si rrezik për shëndetin për jetën e njeriut gjatë periudhës qershor-gusht.

Qytetet më të prekura nga temperaturat e larta për shkak të ndryshimeve klimatike përfshijnë Mersin, Adana, Denizli, Diyarbakır dhe Izmir.

Gjatë kësaj periudhe, Mersin përjetoi temperatura të nivelit CSI 3 e lart për 90 ditë, Adana për 82 ditë, Denizli për 75 ditë, Diyarbakır për 71 ditë dhe Izmir për 53 ditë.

Në Stamboll vapa ekstreme zgjati 47 ditë, 46 ditë në Bursa, 44 ditë në Konia dhe Balıkesir, 41 ditë në Ankara, 31 ditë në Samsun dhe 17 ditë në Kayseri.

Sipas analizës, Turqia ka përjetuar periudhën më të nxehtë qershor-gusht që nga të paktën 1970, kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/