LAJMI I FUNDIT:

Kjo tifoze është e çmendur pas Adnan Januzajt, tentoi edhe vetëvrasjen (Foto)

Kjo tifoze është e çmendur pas Adnan Januzajt, tentoi edhe vetëvrasjen (Foto)

Obsesioni i një tifozeje për yllin kosovar duket e ka dërguar atë drejt një dëshpërimit të thellë duke tentuar të bëjë edhe vetëvrasje, Mai Alexander ishte aq e bindur që ishte në një marrëdhënie me Adnan Januzajn, sa që kishte planifikuar edhe martesën madje duke vendosur edhe për emrat e fëmijëve që ajo dhe kosovari do t’i bënin.

Grimerja i dha fund fejesës së saj pasi ajo ishte e bindur se e kishte tradhtuar të fejuarin me ish reprezentuesin belg – edhe pse ajo asnjëherë nuk ishte takuar me të.


Vetëm pasi ajo tentoi të vetëvritej iu kthye realitetit pas një lidhje imagjinare që ia shkatërroi jetën.

Tani e këndellur, Mai ka folur për herë të parë rreth obsesionit të saj për yllin e United, për të cilin ajo kishte shpenzuar 5,000 funte në rrjetet sociale duke tentuar të bëhej e dashura e tij, transmeton sporali.net.

Ajo tha “Mbaj mend ndeshjen e parë kur e pash atë – vërtetë e adhuroja. Isha me babainë tim dhe unë thashë ‘ai është i lezetshëm.’.

“Ai më tregoi se ishte i ri dhe kështu unë doja të zbuloja më shumë dhe e ndjeka në Instagram dhe Twitter dhe i shikova të gjitha postimet e tij që nga fillimi.

“Bëhesha shumë xheloze nëse dikush thoshte se ai është seksi – më thyhej zemra. Ndihesha sikur ai është i dashuri im dhe e urreja faktin se vajzat e tjera e shikonin atë.

“Fillova të kërkoja për të në google, shikoja se ku ishte dhe çfarë po bënte dhe pas një jave unë u obsesionova.

“Vendosa posterë të tij në gjithë dhomën.

“Isha në një lidhje një muajshe, dhe ai [ i dashuri] shpesh bënte shaka se ‘aty duhet të jetë fotoja ime jo e tij’.

“Por unë thjesht u ndjeva sikur kisha rënë në dashuri me të.”

janit

Mai kishte shpenzuar rreth 2,000 funte në gardërobë thonj dhe dukje për tu dukur si e dashura e lojtarit Melissa McKenzie.

E kishte të pamundur të punonte në një gjendje të tillë depresioni, gjendja e Mai-t eskaloi në diçka edhe më serioze.

Kur Stefani [ prindi i saj] shkonte në punë herët në mëngjes, ajo do të vishej si Melissa, me të cilin Adnani ishte duke u takuar.

“Kur pastrohesha, gatuaja, pastroja shtëpinë – të gjitha këto më futën në depresion pasi mendoja se si jeta do të ishte ndryshe po të isha me të,” ka shtuar Mai.

“Sa herë që ai luante e shikoja dhe pastaj kur përfundonte ndeshja unë mërzitesha. Ishte sikur të kaloja nepër një ndarje të keqe çdo ditë.

“Isha e dëshpëruar ta takoja atë. Thjesht dëshiroja ta prekja bluzën ose lëkurën e tij.

“Dëshiroja të jetoj me të. Imagjinoja veten si bashkëshortja e tij duke jetuar në një shtëpi me të – nuk kishte të bënte me famën apo paratë ose gjëra të tilla.

“Imagjinoja veten si bashkëshortja e tij madje edhe zgjodha emrat e fëmijëve tanë – Miriam për vajzë dhe Junior për djalë.”

E sëmurë për Januzajn ajo tentoi edhe të vetëvritej në Korrik të vitit 2015.

“Mu thye zemra kur kuptova se ai po takohej me dikë tjetër. Thjesht doja të vdisja.

“Dëshiroja të vdisja pasi nuk isha e mirë sa duhet. Ajo ishte super modele [e dashura e Januzaj], e hollë, flokë të bukur – por unë nuk jam e hollë. Ndjeva se ai nuk do të më donte kurrë.

“Shkrova një letër para se të tentoja të vrisja veten duke thënë se e dashuroja dhe se isha munduar aq shumë të kontaktoja me të, por nuk mundja më.

“Nuk lash asnjë shkrim për ndokënd tjetër vetëm për Adnanin,” ajo pastaj kishte prerë veten për të qëndruar në spital 9 javë pas incidentit.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori