LAJMI I FUNDIT:

Kjo pikturë u shit për 45 milionë dollarë

Kjo pikturë u shit për 45 milionë dollarë

Një pikturë e rrallë e Botticelli që përshkruan Jezu Krishtin u shit në ankand për më shumë se 45 milionë dollarë të enjten në Sotheby’s në Nju Jork, një vit pasi një vepër u pagua rekord prej 92 milionë dollarësh për një vepër nga mjeshtri italian i Rilindjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa shumica e veprave të Sandro Botticelli, janë ekspozuar në galerinë Uffizi në Firence, pjesët që qarkullojnë në koleksionet private janë shumë më të rralla.


Pas një beteje shtatë-minutëshe me oferta mes tre blerësve përmes telefonit, piktura “Njeriu i Dhimbjeve” u shit për 39.3 milionë dollarë, plus tarifat dhe komisionet, për një total prej 45.41 milionë dollarë.

“Njeriu i Dhimbjeve” është një portret i Jezusit në një sfond të zi. Ai shikon me vëmendje, me një kurorë me gjemba në kokë dhe i rrethuar nga engjëjt. Duart e tij janë të lidhura me litarë dhe me shenja.

Ekspertët e artit thonë se piktura daton në fillim të viteve 1500, në fund të jetës së Botticelli (1445-1510). /Telegrafi/